Modelja 23 vjeçare vdes nga sëmundja e panjohur pak pasi shkon në spital (fotot)

29/07/2023 16:44

Modelja e njohur në rrjet Yuriby Gomez ka ndërruar jetë nga një sëmundje e mistershme pak pasi u shtrua në spital.

Ajo kishte kaluar disa ditë në kujdes intensiv në spitalin e San Juan de Dios por ndërroi jetë të mërkurën teksa doktorët nuk mund të trajtonin gjendjen e saj.

Homazhe të shumta janë bërë në rrjet për vdekjen tragjike të 23-vjeçars nga Guatemala ndërsa shkaku i vdekjes nuk është publikuar ende.

Familjarët e tronditur të Yuriby kishin bërë thirrje ditët e fundit për dhurim gjaku ndërsa thanë se ajo kishte vuajtur nga “probleme shëndetësore” të padiagnostikuara.

Fansat e modeles së njohur kanë bërë homazhe të shumta. Yuriby nga Guatemala kishte më shumë se 100,000 ndjekës në rrjetet sociale, Instagram dhe TikTok ku promovonte idetë e saj të modës dhe stile të bukurisë.

E reja promovonte gjithashtu sallonin e bukurisë së tezes së saj Keigi, dhe disa marka veshjesh.

Yuriby ishte mbesa e modeles Kimberly Flores, e cila ka më shumë se 2.5milionë ndjekës në Instagram. Kjo e fundit bëri homazhe emocionale ku tregonte dhimbjen “e papërshkrueshme” pas humbjes së mbesës.

Kimberly shkruajti: “Ne ishim gjithmonë në një rrahje, ti kishe kaq shumë ëndrra e dashur, ike kaq shpejt.”

Gruaja shpërndau gjithashtu foto nga dasma e saj ku shihej Yuriby që e shoqëronte drejt altarit.  “Katër vjet më parë ishte dita më e lumtur e jetës time, ndërsa tani është më e trishta”, shkruante ajo.

FOTO GALERI
1/5
Yuriby Gomez ka ndërruar jetë nga një sëmundje e mistershme pak pasi u shtrua në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA