Analisti Agron Gjekmarkaj

Partia Demokratike sot mban zgjedhjet për kreun e ri, ndërsa janë dy kandidatë në garë, Lulzim Basha dhe Gjergj Hani.

Në këtë ditë nuk kanë munguar as reagimet përsa i përket procesit të votimit. Deputeti i PD-së, Agron Gjekamrkaj ka reaguar, me ironi duhet thënë, me një status në rrjetet sociale.

Vetë Vulosja ecën përpara. Pa top, pa portë, bën golin e vet-feston, brohoret dhe në fund i rrasë një vulë-fap. Shpikja e votuesit imagjinar nuk ishte parashikuar as nga Bill Gates. Qerratai ynë e bëri!”, shkruan ai.

Më herët ka reaguar edhe deputetja tjetër e opozitës Flutura Açka, e cila me anë të një postimi në rrjete sociale u ka bërë thirrje demokratëve që të votojnë për kreun e ri të partisë.

Top Channel