​Kurti për ngjarjen e rëndë në Lipjan: Tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat tona

28/07/2023 22:16

Kryeministri Albin Kurti reagoi pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në fshatin Rufc i Vjetër të Lipjanit ne familjen Bekteshi ku i zoti i shtëpisë dyshohet se privoi nga jeta gruan dhe djalin e tij e më pash i dha fund edhe jetës së tij.

Kurti tha se përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh.

“Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave”, tha Kurti, që shtoi se ishte “i trishtuar pamasë nga lajmi i kobshëm për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjes Bekteshi nga fshati Rufc i Vjetër i Komunës së Lipjanit”.

Kurti i shprehu ngushëllime familjes Bekteshi sikurse edhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

Top Channel