Dosjet e gati 70 për qind të të rinjve që konstatohen me doza droge në Tiranë mos fillohen, mbasi rezultojnë nga analizat toksikologjike se janë përdorues.
Mes 2100 çështjeve të monitoruara nga qendra Fol , u evidentua jo vetëm problem i zvarritjeve në hetime, dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kallëzuar, por edhe rasti tipik i një të riu të Amarildo Prendi i arrestuar për drogë, i cili theu masën e arrestit teksa po hetohej por ndonëse mori pafajësi si përdorues, ai u dënua për arratisje.
Fol evidentoi se pavarësisht denoncimeve të qytetarëve për zyrtarë që shpërdorojnë detyrën, hetimet janë ta pakonsiderueshme.
Rasti tipik i sjellë në studim është ai I verifikimit të 24 punonjësve në aeroportin e Rinasit të dyshuar se bllokuan fluturimet gjatë bojkotimit të detyrës. Por teksa në atë kohë gjykata shpalli masa sigurie për tre kontrollorë mbi dyshimet e shpërdorimit të detyrës , në përfundim çështja u mbyll pa të akuzuar.
Projekti i Qendrës Fol për drejtësinë u mbështet nga program i granteve të vogla të komisionit për demokraci të Ambasadës së Shteteve të bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Top Channel