Një sistem jetik i rrymave oqeanike mund të pësojë kolaps brenda disa dekadash nëse ngrohja e planetit vazhdon, me këto ritme paralajmërojnë shkencëtarët – një ngjarje që do të ishte katastrofike për motin global dhe “të prekë çdo person në planet”.
Një studim i ri i botuar të martën në revistën Nature, zbuloi se Rryma Meridionale e Përmbysjes së Atlantikut – pjesë e së cilës është edhe Rryma e Gjirit, mund të pësojnë kolaps deri në vitin 2025.
Shkencëtarët e përfshirë në këtë studim i thanë CNN se pika e kthesës për këtë sistem është e pasigurt dhe se matjet e rrymave deri më tani kanë treguar se pak janë gjasat që kjo situatë të ndryshojë. Këto rezultate janë alarmante dhe ofrojnë prova të reja se kjo mund të ndodhë më shpejt se sa mendohej më parë.
Ky sistem i njohur si ‘AMOC’ është një lëmsh kompleks rrymash që funksionon si një rrip transportues gjigant global. Ai transporton ujë të ngrohtë nga tropikët në drejtim të Atlantikut të Veriut, ku uji ftohet, bëhet më i kripur thellë në oqean, përpara se të përhapet në jug.
Ai luan një rol vendimtar në sistemin klimatik, duke ndihmuar në rregullimin e global të motit. Rënia e këtij sistemi siç paralajmërojnë shkencëtarët do të sillte probleme të mëdha dhe ndryshime të motit si p.sh. dimra me temperatura shumë më ekstreme dhe rritje të nivelit të detit që prekin pjesë të Evropës dhe SHBA-së.
Për vite të tëra, shkencëtarët kanë paralajmëruar për paqëndrueshmërinë e këtyre rrymave, ndërsa kriza klimatike është çështje e ditës, duke kërcënuar të prishë ekuilibrin e temperaturës dhe kripësisë nga i cili varet forca e këtyre rrymave.
Ka ndodhur edhe më parë. Më shumë se 12,000 vjet më parë, shkrirja e shpejtë e akullnajave bëri që AMOC të kolapsohej, duke çuar në luhatje të mëdha të temperaturës së Hemisferës Veriore prej 10 deri në 15 gradë Celsius brenda një dekade.
Kjo do të ketë ndikojë dhe “do të prekë çdo person në planet, ndaj çështja është kaq e rëndësishme”, tha Peter de Menocal, presidenti i Institutit Oqeanografik Woods Hole, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.
Një raport i vitit 2019 nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike parashikoi se ekulibrat e ‘AMOC’ do të dobësoheshin gjatë këtij shekulli, por se kolapsi i plotë nuk do të ndodhte përpara vitit 2100.
Ky studim i ri vjen në një përfundim shumë më alarmues.
Meqenëse AMOC është monitoruar vazhdimisht që nga viti 2004, autorët e studimit kërkuan një bazë të dhënash shumë më të gjerë dhe që mund të tregonte se si silleshin rrymat në një periudhë pa ndryshime klimatike të shkaktuara nga njeriu.
“Duhej të ktheheshim pas në kohë”, tha Peter Ditlevsen, profesor i fizikës klimatike në Universitetin e Kopenhagës dhe një nga autorët e raportit. Shkencëtarët analizuan temperaturat e sipërfaqes së detit në Atlantikun e Veriut, në një zonë në jug të Grenlandës gjatë një periudhe prej 150 vjetësh midis 1870 dhe 2020.
Kjo pjesë e oqeanit ngrohet nga uji i tropikut i transportuar në veri përmes rrymave ‘AMOC’, tha Ditlevsen, “kështu që nëse ftohet, është për shkak se këto rryma e kanë humbur ekuilibrin e tyre dhe sistemi nuk po funksionon.” Më pas, autorët analizuan ndikimet e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu në temperaturën e ujit për të kuptuar se si po ndryshonin këto rryma për këtë shkak.
Ata gjetën “sinjale të hershme” që paralajmëronin këto ndryshime kritike të rrymave. Ishin këto të dhëna që u dhanë besim tëplotë shkencëtarëve se sistemi i rrymave oqeanike mund është drejt kolapsit dhe deri në vitin 2025 dhe jo më vonë se 2095 ai nuk do të funksionojë më.
“Është vërtet e frikshme. Këto rezultate nuk duhet tëmbeten thjesht në letër sepse këto të dhëna janë shumë alarmante”, tha Ditlevsen.
Top Channel