Një ndërprerje e energjisë në ndërtesën e NASA-s në Houston, ka ndërprerë komunikimin midis kontrollit të misionit dhe Stacionit Ndërkombëtar të Hapësinor të martën, dhe për herë të parë agjencia hapësinore duhej të mbështetej në sistemet e kontrollit rezervë.

Ndërprerja nënkuptonte se kontrolli i misionit humbi komandën, telemetrinë dhe komunikimin zanor me stacionin në orbitë.

Kjo ndërprerje e energjisë ndodhi derisa po zhvilloheshin disa përmirësime në ndërtesën e Qendrës Hapësinore Johnson të Houstonit.

Ekuipazhi u njoftua për problemin përmes sistemeve ruse të komunikimit, brenda 20 minutave nga ndërprerja.

Menaxheri i programit të stacionit hapësinor Joel Montalbano tha se as astronautët dhe as stacioni nuk ishin kurrë në rrezik dhe se sistemet e kontrollit rezervë morën përsipër të rivendosnin komunikimet normale brenda 90 minutave.

“Nuk ishte një problem në bord. Ky ishte thjesht një problem tokësor. Në asnjë moment nuk ishin në rrezik, ekuipazhi apo stacioni,“- tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA