Një vajzë e re bukuroshe ka mbledhur dhjetra mijëra ndjekës në rrjetet sociale me komentet e saj ‘inteligjente’ dhe fotot nga pushimet apo duke kaluar në pasarelë.
Milla Sofia është një ‘influencuese tipike’ që jep mbështetje për femrat dhe ndërkohë përdoruesit meshkujt shikojnë me gojën e lëngëzuar imazhet e saj “të përkryera’.
Ata i komplimentojnë buzëqeshjen, bikinit që ajo vesh, ose thjesht i thotë se është “e mrekullueshme dhe mahnitëse”.
“Wooooooow ke këmbë shumë seksi dhe elegante, ja kalofsh sa më mirë dhe të puth një mijë herë,” i shkruan një prej fansave.
Një tjetër “adhurues i sinqertë” shkruante: “Ohzot sa mirë të rri bikini, je e shkëlqyeshme, je shumë e bukur.”
Gjithçka është në rregull përveç një problemi të vogël: Milla Sofia nuk është një person.
Dhe këtë fakt duket se nuk e kuptojnë 32,000 ndjekësit e saj pasi postimet e janë ato që quhen rëndom “super fotorealiste”.
Nëse shikoni fytyrën e vajzës mund të kuptohet që është krijuar nga inteligjenca artificiale.
Edhe nëse shikoni sfondin e imazheve të saj kuptoni se ato nuk janë të vërteta.
Nëse vijojmë të zbresim në llogarinë e saj, fytyra duket gjithnjë e spastruar e robotike, sepse në fakt është krijuar nga një makineri.
Kjo konfirmohet në faqen e saj të internetit ku thuhet se është ‘një influencuese virtuale dhe modele nga Finlanda’
Ajo fton shikuesve ‘bashkohuni në rrugëtimin tim për të revolucionarizuar botën e modës’.
“Nuk jam një influencuese e zakonshme; Jam një 19-vjeçare që jetoj në Finlande, por jam e gjeneruar nga inteligjenca artificiale AI”.
Tashmë dhe kompanitë kanë nisur ta shfrytëzojnë atë për reklamat e tyre në vend të modeleve njerëzore, pasi ndoshta paguajnë Sofia (apo pronarin e saj) shumë më pak.
E ardhmja duket … vërtet e çuditshme.
Top Channel