Bashkimi Evropian ka kërkuar që zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt.

Të njëjtin mendim ndanë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por që thotë se së pari duhet të ketë de-eskalim të plotë të situatës në katër komunat veriore.

“Kemi një dakordim mes Bislimit dhe Lajçakut, kjo duhet zbatuar dhe ka të bëjë me deeskalimin. Unë nuk besoj që ndokush pret që pa u bërë deeskalimi i plotë të kemi zgjedhje në veri”, tha Kurti.

Sa i përket kushtëzimit së këto zgjedhje shpallen kur BE-ja largon sanksionet, kreu i qeverisë deklaroi se kjo është normale të kërkohet.

“Po përgatitemi që të ketë zgjedhje të parakohshme në veri e për këto masat që janë marrë ndaj nesh e që janë quajtur të përkohshme e të kthyeshme, natyrisht që presim që të hiqen sa më parë e është e logjikshme që kjo të ndodhë paraprakisht. S’bëhet fjalë për kushtëzime, por për rend logjik të gjërave që duhet ta ketë si hap të parë zbatimin e dakordimit”, tha kryeministri i Kosovës.

Bashkimi Evropian favorizon idenë e dorëheqjes së kryetarëve shqiptarë si metodë më e shpejt për të shkuar veriu në zgjedhje, por Qeveria e Kosovës preferon alternativen e mbledhjes së nënshkrimeve, procedurat që marrin kohë.

“Kjo mund të bëhet përmes kërkesës së qytetarëve, përmes një peticioni ku duhet të marrin pjesë 20% e trupës votuese në atë komunë. Kjo i dërgohet komisioni qëndror zgjedhor që i verifikon e pastaj organizohet edhe referendumi në të cilin parashtrohet pyetja a duhet të shkarkohet kryetari i komunës”, tha ministri i pushtetit lokal, Elbert Krasniqi.

Kurti në anën tjetër ka kërkuar që faktori ndërkombëtar të dënojë çfarëdo fushate linçimi dhe  trysnie të vazhdueshme që  Beogradit bën ndaj integrimit të serbëve, veçanërisht policëve që filluan punën të hënën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA