Ministrja Xhaçka drejt Italisë, merr pjesë në takimin për Korridorin 8

26/07/2023 09:53

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nisur drejt Italisë ku pritet të marrë pjesë në takimin katërlateral mbi rëndësinë e Korridorit 8, që organizohet në Brindisi.

Në takimin ku janë të pranishëm edhe Ministrat e Jashtëm të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të diskutohet rreth përpjekjeve të përbashkëta e të koordinuara për zhvillimin e përshpejtuar të infrastrukturës së Korridorit të 8.

Korridori 8 Pan-Evropian përbën një nga projektet prioritare për të katër vendet e përfshira, Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përfshirja e tij në rrjetin evropian të transportit ka qenë një nga synimet kryesore të qeverive respektive.

Ndërtimi i tij do të bëje të mundur lidhjet rajonale, fqinjësinë e mirë, zhvillimin ekonomik, udhëtimin e shpejtë për njerëzit, bizneset dhe mallrat.

Korridori 8 vlerësohet si një projekt i rëndësisë strategjike edhe për BE-në dhe NATO-n.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA