Një iluzioni ri optik pretendon të zbulojë një tipar kyç të karakterit tuaj, bazuar në atë që mund të shihni fillimisht në një ilustrim.
Imazhi i postuar fillimisht nga rrjeti amerikan Psychologylove (psychologylove100), që ka më shumë se 325,000 ndjekës, sugjeron në video se njerëzit ndahen në ose të kategorisë kreative ose logjikë, në varësi të kafshës që u shfaqet atyre e para në figurë.
Zëri u tregon shikuesve sesi funksionon truri i tyre kur përballen me probleme dhe detyra të ndryshme.
Imazhi i dy krokodilëve të gjelbër në një sfond të verdhë, duket se krijon një zog në qendër, dhe shoqërohet me mesazhin: “Zbulo karakterin tënd të vërtetë”.
Duke shpjeguar psikologjinë prapa këtij procesi mendor në video thuhet: “Ajo që shikoni në fillim, tregon një karakter specifik të personalitetit tuaj. Nëse shikoni në fillim krokodilët jeni një person sensitiv, kreativ, mund të shikoni bukurinë në gjërat e thjeshta që ju rrethojnë”.
Por nëse shikoni në fillim zogun me shumë gjasa jeni person logjik e praktik.
“Ju keni një mendje të mprehtë që mund të shihni detajet më të vogla te gjërat. Jeni perceptues dhe i kuptoni gjërat shpejt”.
“Tërhiqeni nga logjika e matematika për zgjidhjen e probleme”.
Por disa persona nuk arrinin të shihnin fare zogun, ndërsa të tjerë thonin se i shikojnë njeherësh si zogun dhe krokodilët, për të cilët krijuesit thonin se janë “të çmendur”.
Ne galerine e meposhtme gjeni te tjera ide “ngaterruese” per mendjen …
Top Channel