Ditëlindja e Mick Jagger/ Ish-e dashura uron burrin me ‘organin më të vogël në botë’ (fotot)

26/07/2023 21:37

Teksa këngëtari ikonë i grupit të rrokut Rolling Stone feston sot 80-vjetorin, disa media kujtonin me ironi rastet kur rokeri përmendej për atë që quanin “penisi më i vogël në botë” nga ish-të dashurat ose shokët e grupit.

Organi burrëror i Mick Jagger ka qenë shpesh objekt bisedash dhe shakash në disa dekada të famës dhe karrierës së tij në tokë.

Herën e fundit ish-e dashura e tij Janice Dickinson, pjesëmarrëse në programin britanik ‘I’m A Celeb’ kritikonte Jagger duke e quajtur “burri me penisin më të vogël në jetë”.

Janice shoqërohej me këngëtarin në vitet ’80-të dhe thoshte për të përditshmen vendase Daily Star: “Ai mund të quhet burri i keq ‘Sir Mick’, me organ të vogël. E them sepse e ka shumë të vogël.”

Janive shtonte se Mick e kishte lënë me një telefonatë, prandaj ajo tha se “do ta përçmoj për gjithë jetën”.

Një kolegu i tij në botën e ‘rock’n’roll’ Keith Richards gjithashtu ka kritikuar Mick për të njëjtën arsye.

Kitaristi i grupit Rolling Stones është tallur me masën e organeve gjenitale të Jagger pas prishjes mes tyre në vitin 2005.

Keith thotë se nuk kishte hyrë kurrë në dhomën e zhveshjes së Mick, në një libër autobiografik të titulluar “Life”.

Ai shkruante: “Marianne Faithfull nuk zbavitej me atë gjënë e vogël që kishte ai. Më kanë thënë që ka topet e mëdha por kjo përsëri nuk e kompenson”.

Marianne Faithfull, aktore, ish-partnere e Mick nga viti 1966-1970 gjithashtu konfirmon se thashethemet janë “thuajse” të vërteta.

E pyetur nëse komentet e Keith janë të vërteta, Marianne tha: “Jo plotësisht, por pothuajse.”

Asokohe një turne që grupi po zhvillonte u rrezikua prej publikimit të komenteve të Keith në libër.

Por në fakt Marianne dukej e kënaqur me Mick në formën e të dashurit, por zemërohej vetëm me neglizhimin e meritës së saj në suksesin e grupit.

E pyetur nga revista Classic Rock nëse Mick ishte egoist, Marianne tha: “Nuk mund të flas por mos prisni ai të ndajë diçka me të tjerët, nuk është i tillë”.

FOTO GALERI
1/3
Marianne Faithfull, aktore, ish-partnere e Mick nga viti 1966-1970 gjithashtu konfirmon se thashethemet janë “thuajse” të vërteta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA