Porti i Barit është përfshirë nga një zjarr këtë pasdite.

Vatra është në afërsi të parkingut të pasagjerëve, të cilët po presin të udhëtojnë.

Një shqiptar, i cili punon në portin e Barit ka dërguar pamjet në numrin e “Ti Raporton” në redaksinë e Top Channel, i cili shprehet se flakët janë të mëdha.

Burime nga kapiteneria e portit të Durrësit thonë se zjarri në Bari nuk ka lidhje me portin atje dhe nuk do të cenojë lëvizjen e trageteve drejt Durrësit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA