“Daljen e turqve e firmosi Belinda Balluku”/ Debat në Top Story për koncesionin e aeroportit, Curri: Kush na i kontrollon qiejt rusët apo turqit? 21/09 22:48
Një avion ujë-lëshues ‘Canadair’ është rrëzuar në Karisto në Greqi teksa po shuante zjarret.
Avioni me dy persona në bord ndodhej në një terren të vështirë në momentin e rrëzimit, pranë fshatit Plantanistot ku flakët vetëm përparojnë. Fatkeqësisht dy pilotët kanë vdekur në vend, ndërsa mendohet se mund të jenë më shumë se dy.
Alarmi për rrëzimin e tij është ngritur në Zjarrfikëset në zonën e Platanistos.
Canadair u rrëzua në një luginë në fshatin Potami dhe u humb nga radarët. Në videot e publikuara nga mediat greke duket momenti ku pasi është rrëzuar, ka shpërthyer në vend.
Top Channel