Dhjetëra balena pilot u bllokuan në një plazh në Australinë Perëndimore, pasi një grup prej rreth 60 deri në 70 prej tyre u grumbulluan në det të hapur.
Imazhet treguan të paktën 20 nga balenat pilot të zeza, me pendë të gjata, duke u përplasur në rërën e plazhit Cheynes, rreth 400 kilometra në juglindje të Perthit.
Ekspertët deklaruan se janë duke punuar me emergjencat për të arritur shpëtimin e balenave të ngecura, ku nuk mungoi as vullneti i shumë pushuesve.
Shërbimi i kafshëve të egra tha më herët se po monitoronte balenat pilot, nga frika se disa mund të fillonin të bllokoheshin. Por më pas gradualisht ato i janë afruar bregut, deri sa kanë ngecur.
Kjo ngjarje nuk është e rrallë për Australinë dhe Zelandën e Re, në këtë të fundit tetorin e kaluar, rreth 500 balena pilotë ngordhën pasi mbetën të bllokuara.
Shkencëtarët nuk e kuptojnë plotësisht pse ndodhin bllokimet masive, por disa studiues mendojnë se ushqehen shumë pranë bregut.
Balenat pilot, të cilat mund të rriten deri në më shumë se gjashtë metra janë shumë të shoqërueshme, kështu që ato mund të ndjekin bashkëshortët e tyre që humbasin në rrezik.
Top Channel