Barbiemania ka infektuar edhe gazetaren më të famshme në botë, Christiane Amanpour.

Ajo ka postuar një foto ndërsa buzëqesh në kutinë e kukullës së Barbie-t ngjyrë rozë, ndërsa është e veshur me ngjyra ushtarake.

Korrespondentja e luftës Christiane Amanpour nuk i ka rezistuar efektit që ka pushtuar botën.

“Do të blej një Barbie Amanpour”, shkruan një prej ndjekësve të gazetares në postimin e saj.

“Barbie që do donim të shikonim kur ishim vajza të vogla”, shkruan një ndjekëse tjetër.

“Barbie më e mirë”.

Christiane Amanpour ka dokumentuar nga Lufta e Gjirit të vitit 1991, pushtimin e udhëhequr nga Amerika në 2003 apo dhunën e përgjakshme që ka shënuar historinë e fundit të Irakut.

Në vitin 2004, ajo gjithashtu raportoi ekskluzivisht nga salla e gjyqit në gjyqin e Sadam Huseinit, ku ish-diktatori u dënua përfundimisht me vdekje për krime kundër njerëzimit.

Amanpour gjatë rrethimit të Sarajevës, ekspozoi brutalitetin e Luftës së Bosnjës, duke raportuar për tragjedinë e përditshme të jetës për civilët.

Gjatë gjithë kohës së saj në CNN, Amanpour ka siguruar intervista ekskluzive me figura të rëndësishme globale. Pas sulmeve të 11 shtatorit, ajo ishte korrespondentja e parë ndërkombëtare që intervistoi kryeministrin britanik Tony Blair, presidentin pakistanez Pervez Musharraf dhe presidentin afgan Hamid Karzai.

Gjatë kulmit të Pranverës Arabe, ajo realizoi intervistën fituese të çmimit Emmy, me ish-udhëheqësin e Libisë ‘Kolonel’ Moammar Gadafi. Ajo ishte gjithashtu gazetarja e fundit që intervistoi Presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak pak para se ai të rrëzohej.

Ajo ishte gazetarja e parë që intervistoi Presidenten braziliane, Dilma Rousseff pas humbjes tronditëse të vendit të saj në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2014.

Gazetarja ka raportuar edhe në disa prej katastrofave më të mëdha natyrore, duke përfshirë tërmetin shkatërrues të vitit 2010 në Haiti, cunamin japonez të vitit 2011 apo uraganin Katrina.

Përveç punës së saj si spikere dhe reportere, Amanpour është një aktiviste e të drejtave të njeriut. Anëtare e bordit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Qendrës për Integritet Publik dhe Fondacionit Ndërkombëtar të Grave Mediatike, ajo ka përdorur profilin e saj për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet kryesore globale dhe të drejtat e gazetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA