Dy gra mbetën të plagosura, pasi një 21-vjeçar humbi kontrollin e makinës dhe i përplasi rreth orës 18:00 në aksin rrugor Tiranë – Milot.
I riu është shoqëruar në ambientet e policisë, ndërsa të plagosurat ndodhen në spital.
Dy këmbësoret po prisnin për të marrë automjet publik për të udhëtuar, kur janë përplasur nga makina tip “Opel”.
“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Tiranë – Milot, në zonën e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. M. 21 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit me të cilin po lëvizte duke dalë nga rruga. Për pasojë, në momentin e daljes nga rruga, ka përplasur dy shtetase këmbësore që kanë qenë në anë të rrugës, të cilat janë dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore. 21-vjeçari është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme procedurale hetimore. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, sipas policisë.
Top Channel