Zjarr në fshatin Nartë të Vlorës, rrezikohen ullishte dhe banesa/ Era vështirëson shuarjen e flakëve

22/07/2023 15:45

Një zjarr me përmasa të mëdha vijon të rrezikojë ullishte dhe banesa në hyrje te fshatit Nartë.

Pesë automjete dhe 30 zjarrfikës ndodhen në terren për izolimin dhe fikjen e zjarreve, por era që fryn ndikon tek flakët që i çon drejt ullishteve dhe banesave.

Zjarrfikësi Luan Kapaj tregon për situatën e rënduar nga zjarri.

“Situata është mjaft e vështirë sepse shkurret dhe terreni vështirë bën të mundur përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ne jemi shumë forca të zjarrfikëse për ta vënë në kontroll, por është terren i vështirë sepse ka banesa, ka ullishte, ka vreshta që janë në rrezik”, tha Kapaj.

“Era që po fryn në drejtim të lindjen ndihmon në përhapjen e zjarrit në këtë pozicion që jemi. Janë 30 forca zjarrfikëse që të kemi situatën në kontroll, por është shumë e vështirë sepse era bën përhapjen e shpejtë”, shtoi ai.

Vendi ynë e ka nisur tashmë “luftën” me zjarret dy ditë më parë pasi vatrat e para janë shënuar në Vlorë dhe Fier.

Konkretisht në vatrën në kodrat mes fshatit Radhimë dhe Tragjas dy makina dhe dhjetë punonjës të zjarrfiksësve ishin në terren për të shuar flakët e zjarrit përgjatë zonës së Radhimës. Flakët të ndihmuara dhe nga era janë duke djegur kryesisht shkurre, por duke rrezikuar dhe stanet apo dhe vreshtat që ndodhen përgjatë bay passit mbi fshatin Radhimë.

Ndërsa në Peshtan të Fierit u angazhuan 25 efektivë zjarrfikës të repartit, për të shuar flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA