Zelensky bisedë me shefin e NATO-s! Në fokus marrëveshjet e Samitit të Vilnius dhe korridori i grurit të Detit të Zi

22/07/2023 16:47

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një telefonatë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për të biseduar rreth marrëveshjeve të arritura në samitin e NATO-s në Lituani javën e kaluar, si dhe shfuqizimin e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi.

Përmes një mesazhi në Twitter, udhëheqësi ukrainas tha se: “Ne diskutuam zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë samitit të Vilnius dhe veprimet e mëtejshme në lidhje me integrimin e Ukrainës në NATO. Ne ndamë vlerësime për situatën aktuale në Detin e Zi dhe rreziqet që ajo paraqet për sigurinë globale të ushqimit.”

“Ne identifikuam gjithashtu me z. Stoltenberg prioritetin dhe hapat e ardhshëm të nevojshëm për zhbllokimin dhe funksionimin e qëndrueshëm të korridorit të grurit të Detit të Zi”, shtoi Zelensky.

Mesazhi i Zelenskyt u përshëndet nga Stoltenberg, i cili gjithashtu përsëriti se “Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë”.

Çfarë iu premtua Ukrainës në samitin e NATO-s?

Duke shkuar në samit, Zelensky përcaktoi qartë afatet kohore brenda të cilave synon që t’i ofrohet Ukrainës anëtarësimi.

Në komunikatën e saj përfundimtare, aleanca ushtarake pretendoi se “e ardhmja e Ukrainës është në NATO” – por nuk tha se kur mund të fillojë kjo e ardhme. Aleanca, megjithatë, bëri një lëshim të madh për Ukrainën duke hequr një pengesë kryesore në procesin e aplikimit: kërkesën për një plan veprimi për anëtarësim. Heqja e këtij procesi të gjatë do të thjeshtojë ndjeshëm ofertën e anëtarësimit të Ukrainës pasi ajo të ftohet zyrtarisht për të aplikuar.

Udhëheqësit e vendeve të G7 zbuluan gjithashtu një deklaratë të re mbështetjeje për Ukrainën në samitin që synon të forcojë aftësitë ushtarake të vendit të shkatërruar nga lufta.

Përfundimi i marrëveshjes së grurit Rusi- Ukrainë

Të hënën, Rusia tha se po pezullonte pjesëmarrjen në marrëveshjen e Drithërave të Detit të Zi, duke e deklaruar atë “të përfunduar”. Marrëveshja, e cila u ndërmjetësua për herë të parë nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik 2022 dhe u rinovua tre herë, dhe shihet si çelësi për sigurinë globale të ushqimit.

Rusia kishte kërcënuar vazhdimisht se do të tërhiqej nga marrëveshja, madje një vendim i tillë u mor për herë të parë në tetor 2022 dhe më pas duke u ribashkuar disa ditë më vonë.

Të premten, Zelensky tha se ai “koordinoi përpjekjet” për rivendosjen e marrëveshjes në një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA