Një shtetas sllovak është kapur dhe arrestuar pasi tentoi të kalonte nga Përmeti drejt Greqisë armë dhe drogë.

35-vjeeçari L. D., u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat. Gjatë operacionit, në dalje të RSh-së, atij i është kërkuar të kalojë për kontroll në vijën e dytë, me automjetin që drejtonte.

Gjatë kontrollit në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj tij, policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, një thikë dhe një sasi kanabis, të ndarë në doza.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA