Situata me përmbytjet në Shkodër në përmirësim, monitorim i vazhdueshëm në të gjithë qarkun Riaktivizohet zjarri në pyllin me pisha në Peshtan. Top Channel mëson se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të terrenit “grykë” dhe të erërave të forta që ndihmojnë përhapjen e flakëve.
Nga zjarri i djeshëm kishte mbetur një vatër zjarri e cila është riaktivizuar duke shkaktuar vatra të tjera.
Drejtori i zjarrfikëseve të Bashkisë Fier, Zija Hyka, ka pohuar se situata është shumë e vështirë.
“Tre grupe zjarrfikëse janë në terren. Po kërkohen përforcime nga repartet e zjarrfikseve të Patosit. Zjarri po përhapet me shpejtësi në një sipërfaqe të gjerë, duke u afruar shumë shpejtë në rrugën e vjetër rurale Fier – Cakran në vëndin e qujatur “Qafa e Shkozës”.
Fillimisht priten ndihma nga kolegët e Patosit dhe nëqoftëse situata vazhdon e njëjtë do kërkohet ndihmë nga helikopteri si një ditë më parë”, ka përfunduar shefi zjarrfikseve të bashkisë Fier Zija Hyka.
Terreni është shumë i vështirë, automjetet nuk shkojnë deri afër vatrave të zjarrit dhe punonjësit luftojnë me flakët me pompa uji në shpinë dhe mjete rrethanore, kazma e lopata për të shuar zjarrin.
Top Channel