Gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi Kledi Çyrbja, ka plagosur me armë zjarri të llojit pistoletë 30-vjeçarin Saimir Bega, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, në Shijak. Sipas policisë vendore shtetasi K. Çyrbja, 18 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Saimir Bega, 30 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë identifikuar autorin i cili është larguar nga pas plagosjes. Ata kanë mundur ka kapin adoleshentin, pas arratisjes.

Policia ngriti pika kontrolli në zonë dhe në ambiente të ndryshme dhe bënë të mundur kapjen e tij.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA