Pezullohet nga detyra, Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare Durrës, nënkomsiar Kastriot Karafili.
Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se, Karafili është pezulluar për mospërmbushje të detyrave funksionale dhe të përgjegjësive, si dhe për mungesë të treguesve të punës në kuadër të luftës për parandalimin dhe goditjen e kontrabandës dhe trafikut të automjeteve.
“Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për performancë të dobët gjatë kryerjes së detyrës, si dhe për moszbatim të procedurave standarde të punës”- thuhet në njoftim.
Policia e Shtetit ka kërkuar rritje të nivelit dhe standardeve për shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe rritjen e treguesve të punës në luftën ndaj paligjshmërive dhe krimit.
Top Channel