Episodi i fundit i “Flasim”/ Rama: Mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin

22/07/2023 09:37

Në episodin e fundit të podacastit “Flasim”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar Alvin Karaqi fituesin e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Evropiane në karate.

Alvin Karaqi ka treguar mbi karrierën e tij dhe sakrificat që bën duke mbajtur dy profesione, atë të mjekut dhe të karateistit.

Karaqi u shpreh se bën vetëm katër orë gjumë pasi është i përkushtuar të jetë i siksesshëm në të dy profesionet që ka zgjedhur të bëje.

Kryeministri Rama, ndër të tjera përmendi edhe numrin e lartë të turistëve që po vizitojnë Shqipërinë së fundmi dhe sipas tij jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin, që ka një aeroport të madh.

Podkasti Flasim – Episodi i fundit, sezoni 1

Edi Rama: Në episodin e fundit të sezonit të parë të podkastit flasim, na erdhi një qershi mbi tortë kur i thonë fjalës, një tjetër kampion me historinë  e tij dhe me suksesin e tij, i cili ngriti flamurin e Shqipërisë duke marrë medaljen e artë në Lojërat Olimpike Evropiane në karate. Alvin Karaqi është një shqiptar nga Kosova por që ka lindur diku, është rritur diku, ka jetuar diku dhe ndërkohë kudo ku ka shkuar ka pasur me vete shqipen dykrenore.

Mirë se erdhe, Alvin.

Alvin Karaqi: Mirë se ju gjeta, Kryeministër. Faleminderit për ftesën!

Edi Rama: Është kënaqësi dhe privilegj që të kemi këtu një tjetër kampion dhe le të flasim në radhë të parë për medaljen e artë.

Alvin Karaqi: Privilegji është i imi.

Edi Rama: Me sa unë jam informuar në Lojërat Olimpike Europiane janë vetëm 8 karateistë nga gjithë Europa që përzgjidhen për të shkuar dhe për të luftuar për medaljet.

Alvin Karaqi: Po, është një proces kualifikues për lojërat evropiane që zgjat 4 vite. Lojërat evropiane të kaluara ishin në Minsk të vitit 2019 dhe që nga përfundimi i tyre, fillon kualifikimi për këto të këtij viti tashmë në Poloni dhe marrin  pjesë 8 më të mirët e Evropës. Në fakt, 7 më të mirët e Europës dhe mikpritësi që në këtë rast ishte Polonia, edhe ndër ata 7 më të mirët isha unë si përfaqësues i Shqipërisë dhe përfaqësues, fatkeqësisht i vetëm shqiptar në sportin e karatesë.

Edi Rama: Po midis 8-të, një shqiptar mendoj që  mirë jemi tani, se sa duhet të ishim tani?

Alvin Karaqi: Po pasi jemi ndarë në kategori të ndryshme peshe, kisha pasur qejf të kisha edhe kolegët e mi të ekipit të cilët për nga cilësia janë të këtij niveli por fati nuk e deshi që të jenë edhe ata pjesë të këtyre 8 garuesve.

Edi Rama: je tamam kampion sepse je shumë bujar dhe komplimenta për ata që rreh po si është lëvizja e karatesë në Shqipëri dhe në Kosovë?

Alvin Karaqi: Po nëqoftëse e marrim talentin individual, atëherë kemi kapacitet shumë të lartë për artet marciale në përgjithësi, por për karatenë jemi shquar gjithmonë  me nga një “qershi’’ që gjithmonë është vendosur në podiumin e Europës apo botës. Fatkeqësisht nuk ka një strukturë të përgjithshme që i mbështet të gjithë edhe që mund të kishte ndërtuar një ekip të plotë që do i kishte bërë ballë botës, mirëpo gjithmonë çdo gjeneratë po e ka nga një dhe nuk më duket rastësi.

Edi Rama: Po janë rreth 500 karateistë të moshave të ndryshme që stërviten dhe që garojnë nga Shqipëria me duket , apo jo?

Alvin Karaqi: Po, rreth 500 garues, nga mosha 6-vjeçare e deri në moshën senior nga Shqipëria, dhe afërsisht aq ka edhe Kosova.

Edi Rama: Unë kam pasur këtu nderin të kem kampionet olimpike të xhudos, por duke qenë jo i ditur në këtë fushë, dhe duke qenë gjithmonë larg këtyre  lojërave me goditje dhe me kacaftyje, cila është diferenca mes xhudos dhe karatesë?

Alvin Karaqi: Po, diferenca është që judo është sport vetëm në kapje, që bën vetëm kapje dhe kontakt të drejtpërdrejtë me kundërshtarin ndërsa karateja është art i cili ngërthen goditjet me dorë, goditjet më këmbë, edhe kapjen. Domethënë është një farë kombinimi i të gjitha arteve marciale në Japoni.

Edi Rama: Japonia është si të themi, origjina?

Alvin Karaqi: Po, edhe i xhudos, edhe i karatesë, ia shton xhudos goditjet me këmbë…

Edi Rama: Po ajo taekwondo , ça është ajo?

Alvin Karaqi: Ajo është nga Koreja e Jugut.

Edi Rama: Brenda kësaj familjeje?

Alvin Karaqi: Brenda familjes së arteve marciale por me burim nga Koreja e Jugut.

Edi Rama: Nga se lindi dëshira, kush u bë sebep që ti të filloje të kapje, të goditje njerëz që i vogël?

Alvin Karaqi: Sebep u bë filmat, Prindërit, babin e kam pasur fans shumë të madh të Bruce Lee edhe më tej ai kishte qejf që të shikonim të njëjtët filma dhe unë u frymëzova . Edhe si fëmijë, isha hiperaktiv kështu që e thanë dikur, kur e kam moshën që kam të drejtën të jem anëtarë i një klubi edhe vendosëm në klubin në Prishtinë.

Edi Rama: Edhe në çfarë moshe ke filluar?

Alvin Karaqi: Në moshën 6 vjeç.

Edi Rama: Po ti ke lindur në Zvicër?

Alvin Karaqi: jo, kam lindur në Gjermani dhe pas luftës, përfundova klasën e parë atje dhe pas luftës vendosën prindërit të kthehen vullnetarisht në Kosovë  dhe të ikën ikur nga lufta?

Edi Rama: Po prindërit ikën nga lufta?

Alvin Karaqi: Gjyshin e kam pasur gjeneratën e parë të punëtorëve që nga fundi i viteve 50-të, pastaj në vitet 80 u bashkuan dhe prindërit e mi, por për shkak të situatës nuk mund të integroheshin për nga puna jo për nga kultura në Gjermani, shumë nga profesionet, mami është juriste , vendosën të kthehen e të vazhdojnë punën këtu.

Edi Rama: Je djalë i vetëm apo ke vëlla, motër?

Alvin Karaqi: Kam dhe një motër më të vogël. Ka mbetur të them ‘’e vogël’’ se është 25 vjeç tani.

Edi Rama: Motra e vogël, është gjithmonë e vogël sado të rritet. Ndërkohë paralelisht, lajmet që unë kam për ty, janë që ti ke qenë nxënës i shkëlqyer.

Alvin Karaqi: Po, kam pasur kusht nga prindi, mua më vendosën në karate, që ishte qejfi im, por qejfi i babait ishte të shkoja në basketboll, kështu që vendosën të më regjistronin në të gjitha klubet në sporte të ndryshme, unë vendosa të shkoja në karate dhe kur e panë që kisha qejf të merrja pjesë në gara, ata nuk e kishin shumë qejf sportin me kontakt dhe thanë se, nëqoftëse nuk i kam të gjitha 5-a në shkollë, nuk mund t vazhdoja sportin kështu që ai ishte kusht.

Edi Rama: 5-at atje janë 10-ta kështu që ..

Alvin Karaqi: Po, është nota më e mirë në Kosovë dhe duhet të isha nxënësi më i mirë në klasë apo ndër nxënësit më të mirë në klasë që të vazhdoja karatenë, dhe ky ishte kushti, kështu që për karatenë unë faktikisht u bëra ndër nxënësit më të mirë ..

Edi Rama: Dhe pastaj studiove mjekësi, dhe aty prapë shkëlqyeshëm. Çfarë studiove, mjekësi të përgjithshme?

Alvin Karaqi: Po, studiova mjekësi të përgjithshme. Pastaj punova një vit në Kosovë dhe vendosa të filloj specializimin e kirurgji-traumatologjisë në Zvicër se Zvicra është ndër shtetet me kualitetin më të madh të kirurgjisë së traumës edhe në fakt, teknikat më të mira edhe më të reja të këtyre operacioneve janë zbuluar në Zvicër, kështu që pse jo, të bëhem edhe kampion ..

Edi Rama: Po tani vazhdon?

Alvin Karaqi: Po, jam mjek aktiv, punoj deri në 70 orë në javë paralelisht.

Edi Rama: Ku punon?

Alvin Karaqi: Jam në spitalin kantonal të Arahut në Zvicër  që është ndër 5 qendrat më të mëdha të traumës në Zvicër.

Edi Rama: Domethënë vazhdon punon mjek atje, përmirëson çdo ditë nivelin derisa të bëhesh dhe atje kampion i pavionit.

Alvin Karaqi: Po, qëllimi është të jem ndër kirurgët më të mirë shqiptarë të traumës.

Edi Rama: Dhe paralelisht stërvitesh çdo ditë?

Alvin Karaqi: Dy herë në ditë.

Edi Rama: Dy herë në ditë?

Alvin Karaqi: Po.

Edi Rama: Po si e kombinon orarin?

Alvin Karaqi: Zgjohem në 4.30 në mëngjes, në 5 jam në fitness dhe bëj stërvitjen e mëngjesit atje. Në 6.45 filloj punën e deri në 5.30-6.00 nëse nuk jam kujdestar 24 orë sigurisht dhe në mbrëmje marr trenin për të vijuar stërvitjen e dytë.

Edi Rama: E kur e mbaron stërvitjen e dytë?

Alvin Karaqi: Të them në 7.30 deri në 8 e përfundoj stërvitjen e dytë.

Edi Rama: Është më e lehtë stërvitja e mbrëmjes?

Alvin Karaqi: Unë mundohem stërvitjen teknike ta bëj më cilësore , më të efektshme dhe lodhjen kryesore ta kem në stërvitjen e mëngjesit kur ushtrohem fizikisht dhe fokusi teknik të jetë jo i lodhshëm, që sa më mirë t’i performoj teknikat e mia, duhet trupi të jetë pushueshëm.

Edi Rama: Karateja është disiplinë e lojërave olimpike?

Alvin Karaqi: Ka qenë deri tani në vitin 2020 në Tokio ishte hera e fundit që karateja ishte pjesëmarrëse

Edi Rama: Pse, e hoqën?

Alvin Karaqi: E hoqën për shkaqe politike mes Federatës Botërore të Karatesë dhe Komitetit Olimpik Botëror dhe tani po lobohet që të jetë në lojërat olimpike të Los Angeles 2028.

Edi Rama: Arrin dot në 2028 ti?

Alvin Karaqi: Si mjek i kombëtares po.

Edi Rama: Po ndërkohë midis këtyre të dyjave, ke jetë përveç këtyre të dyjave, apo nga palestra tek pacientët, nga pacientët në palestër dhe nga palestra në gjumë dhe nga gjumi pastaj prapë në palestër?

Alvin Karaqi: Po, unë kam familje, kam shoqëri, kam të dashur dhe mundohem që këtë pjesën e mbetur, normalisht me shumë sakrifica, t’ia kushtoj këtyre apo ëeekend-et, apo çdo moment të lirë mos ta shfrytëzoj në gjumë, dhe mos ta shfrytëzoj para televizionit, por ta shfrytëzoj me njerëz që më duan dhe i dua shumë. Dhe 24 orë shpesh nuk janë të mjaftueshme, por me mirëkuptim..

Edi Rama: Më fal, po gjumë fle ndonjëherë?

Alvin Karaqi: Po rreth 4 orë gjumë në natë i kam mesataren e gjumit. Për t’i arritur të gjitha, me duhen disa sakrifica dhe gjumë do të bëj sa të dua pas karrierës.

Edi Rama: Sa të ndihmon profesioni për pjesën e sportit duke qenë se njeh më përpikmëri të gjithë anatominë, njeh eshtrat, njeh muskujt, njeh organet, jeton profesionalisht me traumat?

Alvin Karaqi: Unë i kushtoj shumë rëndësi profilaksës, parandalimit të lëndimeve. Kam pasur edhe lëndime  më herët për vete dhe tashmë, me mjekësi i kam filluar të profesionalizoj edhe plan- programin e stërvitjeve dhe kjo lidhet me stërvitjen eficiente që të thashë në mbrëmje për të mos ngarkuar trupin por të fokusohem në teknikat e bukura, të mira dhe t’i performoj sa më mirë, të mos jem i lodhur për gara, të mos jem i lodhur për stërvitjen e ardhshme. Mjekësia më ka ndihmuar shumë për të njohur trupin tim për t’i gjetur mundësitë më të mira për parandalimin e lëndimeve dhe për të ditur kufijtë mes dhimbjes dhe gjërave të tjera që munden të më sjellin në një pikë ku nuk ka kthim.

Edi Rama: Shkon shpesh në Kosovë?

Alvin Karaqi: Sa herë kam mundësi, kur kam ndërrime të natës që i bëj, 7 netë për shembull radhazi, atëherë më takojnë diku në 5-7 ditë pushim e më pas, ashtu përgjumësh i hipi aeroplanit dhe shkoj.

Edi Rama: Çfarë kujtimesh ke nga Prishtina?

Alvin Karaqi: Rutina e jetës time nuk ka ndryshuar tanimë në Zvicër. Unë kam pasur rutinën e njëjtë sepse si student i fakultetit të mjekësisë më është dashur të çohem në të njëjtat orare kështu që për mua nuk është thyer rutina, por është rritur përgjegjësia sepse tani jam mjek, atëherë isha vetëm student por kujtime më jep shumë të bukura së pari familja; familjen e kam pasur gjithmonë afër, jam zgjuar nga gjumi dhe e kam pasur babin e mamin afër, kafenë e mëngjesit e kam pirë me ta.

Edi Rama: Pas luftës, si, çfarë përjetimesh ke?

Alvin Karaqi: Gjuha shqipe e imja ishte e kufizuar sepse edhe pse prindërit e mi janë munduar shumë të më rrisin me gjuhën shqipe, por gjithsesi nuk është njësoj sepse ishin të vetmit persona komunikues. Kur erdha në Kosovë, normale kisha ato kufijtë e mi të shprehjes, ato ishin vështirësitë e para dhe normal që më kujtohen rrugët sepse ne jemi kthyer në fund të vitit 2000 por rrugët nuk u pastruan nga dëmet e luftës. Kështu që, ishte shtëpia e gjyshes në fillim ku u vendosëm dhe shtëpitë afër ishim me vrima nga plumbat ato shtëpitë e djegura, një kaos të cilin tani kur e shoh pas 20 viteve, nuk mundem ta mendoj që ne kemi jetuar ashtu. Gëzohem shumë që prindërit e mi kanë qenë të edukuar edhe për punë në mënyrë që dhe mua më strukturuan ashtu që të i largohesha kaosit sa më shumë. Më kujtohen ato kohë, më kujtohet populli më i shfrenuar pas luftës por dhe shumë euforik për shkak të lirisë. Atëherë nuk e kuptoja shumë se çfarë po ndodhte, atëherë vetëm kam ecur pas lokomotivës por tani kur reflektoj retrospektivë them, Okej, disa gjëra paskan ndikuar në jetën e Alvinit sot dhe në jetën e prindërve të mi sot.

Edi Rama: Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “Shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë. Unë nuk kam para kam shkuar, gjithë jetën time dy-tre herë jam gjendur në disko por aty e ndjeje këtë nevojën e të gjithëve për të kërcyer të lirë, në kuptimin më të prekshëm të fjalës. Ishte diçka e jashtëzakonshme. Pastaj, sigurisht që gjërat fillojnë e normalizohen, njeriu është i bërë kështu që e keqja harrohet shpejt dhe e mira nuk ka fund, nuk është kurrë mjaft. Megjithatë, sidoqoftë, ato kanë qenë momente të paharrueshme e prandaj të pyeta. Po më tej, kur u largove, prindërit vazhduan dhe janë po aty, apo jo?

Alvin Karaqi: Po, prindërit dhe motra jetojnë në Kosovë ende, punojnë.

Edi Rama: Po kur shkon tani në Prishtinë, çfarë ndjesie ke, ke një ndjesi thjesht të lidhur me të shkuarën apo ke thjesht një ndjesi që …

Alvin Karaqi: Tani për të thënë detyrim, është fjalë e rëndë, që e ndjej si detyrim të vi në Kosovë në pushimet e mia. Unë e ndjej mallin për prindërit, mallin për familjen, mallin për shoqërinë dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë kthehem në Prishtinë për të kaluar ditët e lira që kam. Nuk e kam një nostalgji për Prishtinën si qytet, edhe pse jam rritur aty dhe e dua shumë si qytet por e dua atmosferën, i dua njerëzit atje se jam rritur atje me ta. Tani Prishtina ka nisur të zgjerohet por dikur ka qenë e vogël dhe ne jemi rritur aty. Në shumicën e rasteve, nëse nuk njihemi personalisht njihemi si fytyra kështu që… Me kokë përshëndetemi maksimalisht. Kthehem për njerëzit, nuk kthehem për qytetin.

Edi Rama: Megjithatë, unë mendoj që ka pasur përmirësim qyteti, është qytet urbanistikisht shumë i vështirë, është shumë i ndërthurur në një mënyrë që e bën të vështirë që ta lehtësosh, ta zhvillosh në një formë që të bashkërendojnë të gjitha nevojat, por mendoj që janë bërë gjëra pozitive. Pata mundësinë që të ulem dhe të takohem me këtë djalin që e kemi mbiemrin e përbashkët, nuk e kisha takuar përpara dhe u takuam në Ulqin kur shkova për të ndjekur koncertin e Ramë Lahaj dhe më bëri përshtypje të jashtëzakonshme; një djalë fantastik, me shumë dëshirë, me shumë vullnet dhe mbi të gjitha shumë i përulur, në sensin “humble”, respektues dhe ne nuk e kemi këtë fjalën “humble” tamam në shqipen tonë dhe ky është një problem, i përulur në sensin modest, modest jo fallco por modest megjithëse duket qartë që është një njeri jo vetëm me botë por edhe me dije, me dije të rëndësishme dhe them që është një mundësi e mirë për Prishtinën.

Alvin Karaqi: Të jem i sinqertë, që nga koha që është bërë kryetar Përparim Rama, po shikohen ndryshime. Ndoshta populli që jeton në Prishtinë nuk i shikon se kalon peripecitë e punimeve e unë që vi më rrallë, sa herë shkoj e gjej diçka ndryshe, për mua është një gjë pozitive kështu që i uroj shumë sukses.

Edi Rama: Unë kam arritur në konkluzionin që siç njeriu vetë nuk e vëren peshën dhe nuk i vëren gjurmët e moshës në fytyrën e tij, përveçse kur papritur ndonjëherë gjendet përpara fotografive dhe krahason të sotmen me të shkuarën, por është i mësuar me të njëjtën pamje të vetes dhe nuk e ndjen ndryshimin. Po njësoj, njerëzit që jetojnë në një komunitet dhe që jetojnë në një kontekst të caktuar urban e vërejnë ndryshimin shumë më pak dhe janë të gatshëm shumë më pak që ta pranojnë ndryshimin sesa ata që vijnë njëherë në x kohë që i shohin të gjitha ato që ndodhin. Unë nuk kam pasur mundësi që të dal e të shoh nëpër Prishtinë, por ndjej që ka një gjë aty që po lëviz dhe jam… Më vjen mirë që ti e konfirmon këtë gjë.

Alvin Karaqi: Jo vetëm në Prishtinë, por dallohen dhe ankesat e sportistëve, gjeneratat para dhe pas luftës, gjeneratës sime dhe tani edhe gjeneratave të reja. Ankesat e tyre që kanë qenë në fjalorin tonë, po flas që janë më të buta për ta, dhimbja e tyre është e madhe mirëpo për t’i krahasuar ankesat dallojnë. Në çdo sferë, po flas për sportin në Prishtinë dhe po flas dhe në përgjithësi për jetën në Prishtinë, ankesat janë më ndryshe dhe kriteret ose “The bar is too high” tanimë sepse njerëzit kanë shëtitur, kanë parë botën.

Edi Rama: Është shprehja e urtë popullore, që e kanë të gjithë jo vetëm ne shqiptarët, “Oreksi vjen duke ngrënë”.  Nëse ti shkon në stërvitje në 4 të mëngjesit dhe ecën nëpër rrugica ku nëpër mure janë shenjat e plumbave akoma është një  gjë, nëse ti shkon në stërvitje dhe gjen një palestër dhe situatë tjetër është një gjë tjetër. Megjithatë, ky i dyti nuk e ka jetuar atë që ka jetuar i pari dhe e ka të pamundur që të pranojë që është Ok. Shyqyr që është kështu sepse po të mos ishte kjo kërkesë e vazhdueshme e njeriut për ta bërë më mirë jetën e vet dhe për të kërkuar më shumë nga jeta e përbashkët, nuk do kishte ecur bota përpara, por kjo është absolutisht e vërtetë. Po në spital shkon kur shkon në Prishtinë? Ke shkuar ndonjëherë për të parë? Duhet të kesh patjetër shokë të universitetit që janë mjekë tani dhe që ushtrojnë profesionin?

Alvin Karaqi: Patjetër, sidomos në repartin e ortopedisë dhe traumatologjisë. Aty i kam shumë miq, të gjeneratës time nuk bëhet fjalë, por edhe pasi kam punuar një vit në një spital privat në Kosovë në kuadër të ortopedisë kështu që i njoh shumë mirë dhe normal kam kontakte shumë të mëdha, kur vijnë nëpër konferenca, nëpër fellowship-s në Zvicër, sa herë kam kohë dal, i marr dhe kaloj kohë me ta. Jam shumë i lumtur që gjeneratat e reja kanë mundësi të përmirësojnë sistemin shëndetësor atje, sado që është me një gropë të madhe, mirëpo ka filluar të ngrihet. Ka shumë për të përmirësuar, ekstreme shumë për tu përmirësuar mirëpo këto gjeneratat e reja i kanë mundësi të tjera. Po vijmë në atë pikën në kohë ndryshe edhe përmirësohen ndryshe.

Edi Rama: Po kthehem pak tek emisionet e sportit. Një pyetje kam. Çfarë përjetimesh ka nëna kur të sheh duke u kapur dhe kur të sheh atje ndeshje?

Alvin Karaqi: Nëna ende pa u nisur për garë fillon të qajë kështu që nëna është nënë, një kohë sa kishte mundësi ajo më ka përcjellë dhe në gara jo vetëm virtualisht, por edhe në person. Mirëpo jam unë në fakt jam munduar, sa më i rritur që u bëra, sa më shumë u bë konkurrenca më e madhe se një herë fitoret nuk ishin si një herë të përditshme sepse dhe konkurrenca është më e fortë, atëherë nuk kisha qejf ti shikoja prindërit aty, duke më parë duke humbur, duke më parë mua duke qarë sepse për ta dhimbja është e dyfishte. Kështu po gëzohem që ata të jenë vetëm pjesë e rezultateve të mira.

Edi Rama: Po tani besoj është e kënaqur?

Alvin Karaqi: Po, tani ajo çdo ditë poston diçka, është shumë aktive.

Edi Rama: Po ti si je me këto rrjetet sociale? I këto “facebook, instagrame”?

Alvin Karaqi: I kam pasur privat deri tani në këto lojërat europiane, por tani u bë një bujë pak më e madhe edhe i hapa sepse ishin mijëra mesazhe që më shkruanin dhe nuk më vinin se ishin gjithmonë request atje dhe nuk kisha kohë ti analizoja. Mandej kur më vinin në inbox, pasi i hapa të gjitha fillova ngadalë tia ktheja të gjithëve. Nuk isha mësuar shumë të kisha bujë, “50 minutes of fame”, kështu që..

Edi Rama: Vetëm se duhet të besh pak stërvitje me veten që kur të vijë dita, mos ardhttë por nëse vjen dita që të mos marrësh prapë medalje ari por të marrësh bronz apo të mos marrësh asnjë gjë duhet të përgatitesh që shumë nga ata që të kanë ngritur në ajër do të vënë shkelmin në fyt aty në facebook ose instagram.

Alvin Karaqi: E kam filluar pa ta dhe do ta mbaroj pa ta, kështu që nuk e kam problem.

Edi Rama: Se më kujtohet biseda që patëm këtu edhe me Majlinda Kelmendin dhe situatën shumë të vështirë psikologjike kishte kaluar në një moment shumë të vështirë të karrierës kur pikërisht atëherë mendoj unë, ata që janë realisht tifozë dhe realisht mbështetës janë pjesë e skuadrës, qoftë skuadra me shumë lojtarë qoftë dhe skuadra tifozët dhe një individ i vetëm kur praktikisht fatkeqësisht të tradhtojnë, është i pamëshirshëm tifozi.

Alvin Karaqi: Po tani sportet individuale edhe pse garojmë individualisht nuk jemi “selfmade”, kemi një ekip mbrapa. Unë dalë përpara por për të fituar ka fituar i gjithë ekipi kështu që nëqoftëse ekipin e kam mbrapa të tjerët që vijnë e shkojnë jo që nuk më interesojnë se jam një person normal, kam emocionet e mia dhe ka mundësi që të ndikohem nga kritika. Por sot kam njerëz që më duan dhe më duan të mirën afër përderisa ata nuk më tradhtojnë dhe ata më mbështesin në kohë të vështira, atëherë kalohen dhe ato fazat e rënda.

Edi Rama: Unë kam gjithmonë dëshirë që në këtë tryezë ku kam privilegjin që të flas me kampiona dhe me njerëz të mëdhenj t’i pyes të më thonë një episod të vështirë, një moment dëshpërimi, një moment rrëzimi, një moment lodhjeje ose një moment kur njeriu i thotë vetes: në djall të gjitha. Ke pasur një moment të tillë?

Alvin Karaqi: Po. Kam pasur faktikisht në vitin 2019 në lojërat europiane pikërisht në lojërat europiane te kaluara. Atëherë isha përfaqësues i Kosovës, isha përfaqësues i Kosovës për 4 vite edhe në atë kohë kur u kualifikova atëherë nuk u mirëprit kërkesa ime pwr trajnerin Fehmi Mahalla që tashmë Shqipëria ma lejoi se unë jam rezultat i tij. Faktikisht kam trajner shumë, disa trajnerë francezë me kanë përkrahur këto vitet e fundit por Fehmi Mahalla është ajo qershia mbi tortë që ma dha shkollën që të fitoja nivelet më të larta, të mos jem atlet B por A kështu që i niveli më të lartë. Edhe në atë kohë, ndikoi fakti që unë kërkova atë nuk kërkova trajnerët e kombëtares kosovare. Dhe që të mos i hyj shumë thellë ata bënë disa sanksione për mua, vetëm për këtë kërkesë që më kushtuan mua garën dhe psiqikisht dhe një fazë të madhe që tashmë e përmend lirshëm, ku kam pasur nevojë dhe për psikolog sportiv dhe kam qenë mes asaj që ta lija, të vija në djall karrierën time si karateist apo të vazhdoj kështu që është një kapitull i përmbyllur i jetës time dhe po ti hyjmë kësaj plage i bie t’ia bësh me gisht personave që nuk kam qejf sepse e kam përfunduar. Sot i përshëndes ata njerëz edhe në rrugë dhe kam qejf ti shoh mirë dhe ata që atëherë kanë menduar gabim

Edi Rama: Po ai ka qenë momenti që pastaj vendose të ndërrosh kombëtaren?

Alvin Karaqi: Unë isha në 2013, mora dekretin nga ish presidenti Bujar Nishani për nënshtetësi shqiptare, për të përfaqësuar Shqipërinë atëherë në vitin 2013 dhe 2014 dhe me marrëveshje kur është ndërkombëtarizuar sporti në vitin 2015 u morëm vesh, në fakt jo unë por federatat që ne kosovarët, shqiptarët e Kosovës t’i kthehemi Kosovës për një kohë. Pastaj për shkak të disa problemeve që në fund u kurorëzua me lojërat europiane unë e thashë ‘sa të më bëjnë të lë karatenë, unë shkoj ku e kam shpirtin pastër, mendjen pastër dhe po kthehem në Shqipëri. Dhe atëherë ish kryetari Ramiz Ismailgeci dhe tashmë Petrit Baba, ata dy persona ishin ata që luftuan me mund çështjen administrative që unë të kthehem për Shqipërinë dhe është vendimi më i mirë i jetës time sa i përket sportit.

Edi Rama: Më tregoi kryetari i komitetit olimpik që kur kishe vënë flamurin mbi supe ishe emocionuar thellë.

Alvin Karaqi: Unë nuk i kam fotografitë, i kanë prindërit e mi por unë që kur kam qenë i vogël gjithmonë kam qenë me flamurin kuq e zi në krah.

Edi Rama: Po por më tregoi që kur more medaljen e arit ishte tha jashtëzakonisht i prekur.

Alvin Karaqi: Prindërit e mi kanë qenë ndër pjesëmarrësit e protestave atëherë në Bon ish kryeqytetin e Gjermanisë për lirinë e Kosovës dhe i kam fotografitë si fëmijë me flamurin e Shqipërisë dhe ëndërr e kam pasur gjithmonë jo të përfaqësoja vetëm Shqipërinë por të isha në një podium ku dëgjohet himni, ku është flamuri. Dhe 2014 për Shqipërinë u bëra nën kamion europe dhe atëherë ishte emocion shumë i madh mirëpo tashmë po e fitoj një garë që është mbi kampionen e Europës. Dhe po e përfaqësoj Shqipërinë. Gjithë ky rrugëtim kam qenë bajraktar në ceremoninë  e hapjes së lojërave europiane, mbajta, udhëhoqa se rrëqeth kur e përmend, emocion i paparë. Ajo javë ishte perfekte për mua dhe u kremtua me flamurin. Kur ma vendosi kryetari i Komitetit Olimpik flamurin thashë ma lë. Se kisha frikë në atë moment që ma marrin prapë por ishte vetëm për foto kështu që lëmë të shkoj i thashë me flamur dhe nuk e hiqja dot se më jepte emocion të paparë. Prindërit më kanë rritur me nacionalizëm, me patriotizëm shumë dhe jam shumë iu lidhur për këtë flamur, për këtë himn dhe kam qarë në podium për shkak të himnit që e kam çuar dhe jam shumë i lumtur që kam mundur në Shqipëri ta fitoj këtë medalje historike.

Edi Rama: Është shumë ndjesi e fortë ajo e himnit që këndohet ne çdo rast por kur ke fanellën e kombëtares, unë e kam provuar edhe kur unë kam qenë herën e parë me kombëtaren në Gjermani edhe kur u këndua himni ishte diçka shumë e fortë, shumë shumë e fortë. Po me Shqipërinë, jo me flamurin, me Shqipërinë si i ke marrëdhëniet?

Alvin Karaqi: Unë i kam me Shqipërinë shumë mirë. Unë pushimet verore i kaloj gjithmonë në Shqpëri.

Edi Rama: Ku shkon?

Alvin Karaqi: Tash këto vitet e fundit në Dhërmi.

Edi Rama: Ku shkon në Dhërmi?

Alvin Karaqi: Tani po i bëj reklame hotelit, faktikisht është “Empire Beach Hotel”. E kemi rezervuar hotelin që në shkurt.

Edi Rama: Po e këtë doja të pyesja se je nis për të kapur ndonjë dhomë, por nuk gjen gjë. Folëm për Prishtinën. Po për Tiranën? Ti vjen shpesh në Tiranë.

Alvin Karaqi: Po se unë jam dhe anëtar i klubit të Partizanit mirëpo stërvitem dhe me klubin e Tiranës sepse jemi shokë. Karateja është pak më e vogël në Kosovë dhe në Shqipëri kështu që ne një jemi të gjithë edhe kolegët e kombëtares mblidhemi të gjithë së bashku. Bëjmë stërvitje bashkë edhe faktikisht gjëja kryesore që e kam në Tiranë është karateja dhe të kaloj kohë me të dashurën dhe me shoqërinë. Edhe përpara sa kemi qenë studentë në weekend kemi kaluar në Tiranë.

Edi Rama: Po me Tiranën, kur ke qenë për herë të parë në Tiranë?

Alvin Karaqi: Për herë të parë në Tiranë kam qenë në vitin 2005. Më duket atëherë ke qenë ti kryetari i bashkisë. Atëherë kemi pasur një familje shqiptare që jemi rritur në Gjermani bashkë dhe ata na ftuan. Kur u kthyem në Kosovë, ata ishin në Tiranë dhe thamë takohemi në Tiranë dhe për herë të parë edhe për prindërit e mi ishte që shkuam në Shqipëri, faktikisht. Atëherë më kujtohet shumë që rrugët e ngushta, bëheshin të gjëra dhe Tirana ishte me punime. Atëherë nuk më kujtohet shumë, përveç se e di që u ndalëm në hotel Sheraton. Atë e kam si ‘’blic’’ të Tiranës edhe rrugët, gjithçka ishte në ndërtim. Trafikat e vogla pak të shkatërruara, për shkak të ndërtimeve. Dhe pastaj kur erdha si student këtu dhe sa herë vij, është diçka e re në Tiranë dhe faktikisht më shumë sesa në Prishtinë dhe është Tirana gjithmonë e më e dashur dhe flasim për një qytet shqiptar, nëse nuk do kishim jetuar në Prishtinë, do të ishte Tirana qyteti ku me gjithë qejf e me shumë dashuri do të jetoja.

Edi Rama: Tirana është tani në rrugën e vetë, si të thuash dhe po zhvillohet dhe do zhvillohet akoma më shumë dhe për disa kohë dhe po del në një nivel tjetër, sipas meje, dhe po bëhet një kryeqytet europian në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës. Natyrisht me problemet e veta, po një kryeqytet mesdhetar dhe në rajon është vërtet një kryeqytet serioz, mendoj.

Alvin Karaqi: Të them të drejtën, është shumë kompliment sipërfaqësor, por në qoftë se merret si kompliment, po mundohem edhe kolegët që kam në Zvicër ose dhe karateistët, po mundohem t’i afroj në Prishtinë dhe Tiranë. Dhe kur më duhet për t’ia treguar pak zonat shqiptare, hyj në fotot ose të Tiranës ose të Dhërmiut dhe ia tregoj kështu që të shohin se kanë çfarë shohin.

Edi Rama: Tirana është bërë dhe shumë, shumë ‘’magnet’’ për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Ti ke ardhur në 2005. Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha pas aeroportit komunist që ishte, dhe në 2013-tën, në aeroportin e Tiranës kishte rreth 300-350 mijë pasagjerë. Këtë vit jemi midis 6.5 dhe 7 milion pasagjerë dhe praktikisht jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin, domethënë që ka një aeroport të madh. Ata po ndërtojnë pjesën e re, nuk po i ecën shumë mirë mesa kam kuptuar, por 6.5- 7 milion është diçka e pamendueshme deri disa vite përpara dhe kjo vetëm në aeroport dhe me aeroportin e Vlorës, do të rritet edhe më shumë sepse shumë njerëz që duan të vizitojnë Shqipërinë, sidomos zonën e Jonit, llogarisin kohën dhe nuk është shumë komode, por Tirana është bërë një vend ku me Airbnb  bëhet nami, në gjithë Shqipërinë bëhet nami sot që flasim. Na duhet më shumë zhvillim me hotelet dhe gjithë këtë pjesën e mikpritjes së nivelit më të lartë, që të sjellim më shumë turistë që konsumojnë më shumë që të mbetet më shumë ekonomi, por mendoj që jemi në rrugën e duhur dhe Dhërmiu është një nga pikat, nuk diskutohet që janë, tani ka dalë dhe Ksamili që është bërë si të thuash, ajo kartëvizita e artë e Shqipërisë turistike.

Alvin Karaqi: Trajnerin, Fehmiun që e përmenda më herët, tani për tani është në Ksamil. Ka ardhur drejt nga Zvicra, nga Bari, në Durrës, Durrës-Ksamil. Një vend i bukur.

Edi Rama: Pas pushimeve pastaj, fillon prap 4 e gjysmë të mëngjesit palestër. Po gjatë pushimeve, stërvitesh pak?

Alvin Karaqi: Po mbaj trupin në formë sepse kam parë që pauzat komplet nuk i bëjnë trupit mirë dhe rikthimi në formë zgjat më shumë, por edhe lëndimet bëhen pak më të mundshme apo shansi që të lëndohet ndonjë muskul, minimalisht është shumë e madhe nëse bëj pushim total. Me përfundimin e lojërave europiane, kisha kujdestari. Menjëherë pas garës isha 30 orë në spital dhe pastaj gjëja e parë që ishte, shkoja bëja vrap. Kam nevojë, sidomos trupi im që është gjithmonë në stres edhe psikik edhe fizik, ka nevojë të jetë aktiv. Jo me atë intensitetin e garës, por të paktën të jetë aktiv që muskujt të qarkullojnë gjak më shumë, të punojnë pak edhe të largohet enjtja e garës.

Edi Rama: Unë kam shumë besim që kjo medalja e arit si të gjitha medaljet e arit, si gjitha sukseset e mëdha do të jetë një frymëzim për më shumë të rinj që të përpiqen të të ngjajnë dhe të përpiqen një ditë të bëhen si ti dhe të përpiqen të ngrenë flamurin dhe të bëjnë të këndohet himni kombëtar, dhe ky është një kontribut kolateral i çdo kampioni. Besoj që do duhet të vish dhe njëherë në Tiranë se do duhet të të japim nderimin e rastit që bëjmë për të gjithë kampionët. Atë yllin e mirënjohjes publike për kontribut të veçantë dhe pikërisht dhe si mirënjohje por dhe për këtë arsye. Dhe përpara sesa ta mbyllim, do të dëshiroja që të të pyesja ty ose të të kërkoja dhe ty siç kam bërë dhe me kamionët e tjerë që kam pasur privilegjin t’i kem këtu, t’i thuash disa fjalë atyre që janë më të rinj dhe prindërve të tyre, pa iu bërë shumë moral se ti e di që ata, adoleshentët sidomos nuk e duan fare këtë pjesën, por çfarë do ti thoshe ti si një i ri që sot je në majën e Europës dhe që e ke nisur nga rrugicat me muret me vrima plumbash në Prishtinë.

Alvin Karaqi: Po të thoja vetëm fjalën ‘’Mos u dorëzoni’’ do të jetë klisheja e gjithë sportistëve që e thonë një fjalë goje dhe përfundon me kaq. Mirëpo, ta marrin karrierën time si shembull, për ti motivuar fëmijët është karrierë pak ndryshe sepse kam qenë dhe student i mjekësisë dhe kam pasur ato obligimet e mia, por mirëpo që jam bërë kamion, kryesor ka qenë fati, por nuk ka qenë fati në garë, por ka qenë fati që kam pasur një familje shumë mbështetëse. Mbështetje jo vetëm financiare sepse nuk kemi qenë të pasur. Babi ka marrë kredi për të më çuar në garë, ka marrë borxhe për të më çuar në garë. Unë nuk kërkoj atë prej prindërve të tjerë, po mbështetje shpirtërore, mbështetje në humbje, në fitore, mbështetje edhe atëherë kur garuesi, atleti, një djalë i ri, një artist i ri është në momentin më të lig të tij, edhe psikik. Edhe këto pres dhe i motivoj shumë prindërit që të mundohen të kuptojnë fëmijën në çdo fazë të jetës. Prindërit e mi e kanë ditur intelektualisht se në çfarë pike psikike jam, nuk besoj se e kanë ditur por kanë qenë në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe kanë qenë mbështetësit e mi kryesor.

Fatin e lidh edhe me trajnerët. Nuk kanë hequr dorë nga unë, nuk i kanë ndjekur vetëm ata që kanë fituar para meje. Kanë parë që unë jam punëtor, kam luftuar edhe e kam dashur këtë sport dhe kam dashur të mbërrij edhe e kanë respektuar këtë dëshirë e këtë pasion dhe kanë thënë hajde dhe ti me ne. Kështu që unë ja lë rezultatin tim përpos punës, ja lë këtij fati. Në fund të fundit, uroj që fatin ta shkruajnë prindërit dhe garuesit vetë, dhe trajnerët vetë. Shumë i inkurajoj ata që ti mbështesim këto talente se i kemi dhe për të luftuar për të mirën e tyre edhe kur ata janë në pikën më të dobët. Edhe për sportistët, për artistët ata duhet ta duan atë që duan, dhe kur duhet. Kemi Luizën, më keni mua, medaljen më të madhe të karrierës sime e mora 30 vjeç dhe e mora si mjek në vitin e 4 të specializimit kur askush nuk e pa me nënçmim që e zgjat karrierën e tij profesionale në sport. Deri në atë moshë, apo paralelisht me atë profesion. Gjithçka është e mundur, me shumë, shumë fat, po fatin duhet ta shkruash vetë dhe duhet të kesh ekipin e duhur.

Edi Rama: Ka një shprehje që mu kujtua tani duke të dëgjuar dhe duke të ndjekur që është një kompliment i rëndësishëm për një djalë. Shprehja thotë, djali që çdo prind do të donte të kishte dhe çdokush tjetër do donte që vajza e vetë ta kishte. Kështu që, ti më duket se e meriton këtë shprehje dhe me shumë kënaqësi që pata mundësinë të jem me ty dhe me falënderim për gjithë energjinë pozitive që na përcolle pa dashje, por na përcolle dhe me shumë respekt për modelin që ti ke krijuar për veten tënde. Unë të pres prap, të paktën për atë eventin tjetër. Pastaj për më tutje, nëse do të duash të vish prap je i mirëseardhur por nuk këmbëngul se është shumë e vështirë të futesh në agjendën tënde dhe ato pjesët e vogla që të mbeten bosh, kalohen me të dashurën dhe s’ke pse i ngatërron me të tjera, aq më pak me një person të çuditshëm si puna ime.

Shumë faleminderit!

Alvin Karaqi: Faleminderit juve së pari për ftesën dhe për kohën. Për mua, edhe familja, edhe e dashura, por edhe unë vetë e kuptoj që ky eveniment që ka ndodhur dhe kjo medalje ka ndryshuar pak të paktën këto muajt e ardhshëm të jetës sime dhe normale që kam mirëkuptim në këtë aspekt dhe nuk është që unë nuk po toleroj diçka, por unë po e bëj me shumë, shumë qejf sidomos takimin me ju, kryeministër. Doja ta përmendja shumë se i mbetet pikë dhe nënës, nëna është shumë fans i juaji dhe ajo ka qenë personi më i gëzuar, edhe më shumë se unë që unë do të jem sot mysafiri jot dhe e përshëndes shumë.

Edi Rama: Me siguri prindërit e tu janë krenarë dhe nuk kanë nevojë që të shtoj gjë. Nënës do m’i bësh shumë të fala dhe unë po i drejtohem dhe po i them, nuk jam aq i mirë sa dukem nga larg, po nuk jam as aq i keq sa thonë ata që nuk më njohin nga afër.

Shumë faleminderit!  Ky ishte kampioni më i freskët i Shqipërisë, Alvin Karaqi.

Shihemi në sezonin e ardhshëm, në muajin shtator!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA