Policia britanike tha se po heton një incident në stadiumin e Gateshead në veri të Britanisë, ku ndeshja miqësore që po luhej u braktis pasi një makinë funerali u braktis në mes të fushës nga të rinj të maskuar.
Pamjet ishin regjistruar nga të pranishmit që mbetën të shokuar nga ngjarjet e shpalosura.
Makina e funeralit bashkë me një veturë tjetër hynë papritur në fushë duke bërë kthesa rrethore në bar teksa fletushka me shkrime misterioze hidheshin nga dritaret e tyre në formën e një proteste.
Më pas të maskuarit dolën nga makina e funeralit dhe hynë në makinën e dytë për të dalë nga fusha dhe nga stadiumi.
Incident is putting it lightly lol pic.twitter.com/9SQoxNUOPz
— 🅱️ (@____B17____) July 21, 2023
Në të tjera pamje shiheshin burrat që largoheshin nga stadiumi duke përplasur barrierat e sigurisë.
Ndeshja u detyrua të ndërpritej prej makinës së funeralit që u braktis në mesin e fushës së futbollit.
Pushtimi i fushës ndodhi në pushimin e ndeshjes para-sezonale ku skuadrat ishin në barazim 1-1.
Policia vendore tha se po heton ngjarjen ku një makinë funerali dhe një Subaru mësynë në fushë duke hedhur fletushka dhe më pas u larguan duke braktisur në fushë makinën e funeralit.
Ata shtonin se nuk kishte rrezik për anëtarë të tjerë të publikut.
Top Channel