Tentoi të kalonte në portin e Durrësit rreth 40 mijë franga zviceriane dhe qindra euro të pa deklaruara, në pranga një 38-vjeçar

21/07/2023 10:38

Një 38-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë, pasi tentoi të fuste në vendin tonë para të deklaruara në portin e Durrësit.

Gjatë kontrollit fizik të automjetit të 38-vjeçarit A.S, policia kufitare gjeti 39 310 franga zvicerane dhe 625 euro të pa deklaruara konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shuma totale e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Zvicër, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA