Shefja e ndihmës në OKB: Shumë mund të vdesin për shkak të përfundimit të marrëveshjes së drithit të Detit të Zi

21/07/2023 17:04

Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka zhvilluar një takim për të diskutuar për një zgjidhje pas daljes së Rusisë nga marrëveshja e drithit në Detin e Zi.

Shefja e çështjeve politike të organizatës, Rosemary DiCarlo, i ka thënë këshillit se sulmet ruse në portet detare të Ukrainës – të tilla si ato në Odesa ka rrezik “të kenë ndikime të gjera në sigurinë ushqimore globale, në veçanti, në vendet në zhvillim”.

Ajo gjithashtu cilësoi kërcënime të papranueshme nga Moska dhe Kievi për të shënjestruar anijet civile në ujërat e Detit të Zi.

“Çdo rrezik i përhapjes së konfliktit si rezultat i një incidenti ushtarak në Detin e Zi – qoftë i qëllimshëm apo aksidental – duhet të shmanget me çdo kusht, pasi kjo mund të rezultojë në pasoja potencialisht katastrofike për të gjithë ne”, tha DiCarlo.

Këshilli prej 15 anëtarësh, i cili përfshin Rusinë, po takohet në Nju Jork për të diskutuar tërheqjen e Moskës nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga OKB në fillim të kësaj jave. Shefi i ndihmës i OKB-së ka paralajmëruar gjithashtu se fundi i marrëveshjes së grurit mund të çojë në vdekje pasi frika mbi ndikimin në sigurinë globale të ushqimit vazhdon.

“Disa do të mbeten të uritur, disa do të vdesin nga uria, shumë mund të vdesin” si rezultat i tërheqjes së Moskës nga marrëveshja, paralajmëroi Martin Griffiths.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA