Sarandë/ Vodhi telefonin e një gruaje në lokal, vihet në pranga një 50-vjeçar

21/07/2023 12:39

Një 50-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një lokal në Sarandë.

Burri 50-vjeç L.H nga Saranda ka vjedhur aparatin celular të një qytetareje që ndodhej në një lokal. Përmes kamerave të sigurisë ai u identifikua dhe u vu në pranga nga policia.

I arrestuari është me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.  Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA