Rusia nuk ndalet, katër net sulme mbi Odesa! Shkatërron qindra tonë rezerva ushqimore

21/07/2023 08:47

Rusia për të katërtën ditë me radhë, portet ukrainase të Detit të Zi duke goditur objektet e magazinimit të grurit në rajonin e Odesës dhe duke shkaktuar dëme e lëndime.

Gjatë mbrëmjes Rusia lëshoi raketa të tipit Kalibër nga anijet në Detin e Zi, duke shkatërruar një terminal të drithërave dhe duke plagosur dy persona.

Nga sulmi u shkatërruan 100 tonë bizele dhe 20 tonë elb. Një raketë tjetër goditi të njëjtën ndërmarrje, duke dëmtuar pajisjet bujqësore dhe të shpëtimit. Një zjarr në një sipërfaqe prej më shumë se 200 metra katrorë u shua shpejt”, tha Guvernatori rajonal, Oleh Kiper.

Më 20 korrik, raketat ruse goditën rajonet Odesa dhe Mikolaiv, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 20 të tjerë, në mesin e tyre pesë fëmijë, dhe duke shkaktuar dëme të mëdha në instalimet portuale. Raketat ruse goditën edhe zonat e banuara në qendër të Odesës dhe Mikolaivit.

Ministria e Energjisë e Ukrainës tha se terminalet e grurit dhe infrastruktura portuale në portet e Odesa dhe Çornomorsk ishin në shënjestër. Në Çornomorsk, 60,000 ton grurë u shkatërruan, tha ministria.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se seria e sulmeve në Ukrainën jugore kishte në shënjestër objektet ku pretendonte se Ukraina po ndërtonte dronë që Moska thotë se i përdori për të dëmtuar urën që lidh këtë vend me gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres kritikoi sulmet pranë qyteteve portuale të Detit të Zi, duke theksuar se efektin negativ të rritjes së çmimit të drithërave do ta vuajë gjithë bota.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA