Për shkak të kapelës që kishte vendosur jo vetëm nga temperaturat e larta, deputeti Petrit Vasili ja doli mbanë të hynte pa u vënë re në Prokurorinë e Posaçme.
Kur doli prej andej vapa ishte po aq prezente sa dhe gazetarët.
Politikani Petrit Vasili , ishte në SPAK në cilësinë e ish zv.kryetarit të partisë që deri dje njihej si Lëvizja Socialiste për Integrim. Ai u thirr për dosjen e lobimit , që po hetohet për shkak të një fotografie që duhej shkrepur me Donald Trump.
Hetimet e nisura verën e kaluar për korrupsion dhe pastrim parash kanë marrë zhvillim të ri mbas përgjigjes përmes letërporosisë të amerikanëve që konfirmojnë sipas burimeve të TCH konfirmojnë pagesat e deklaruara nga kompania e kontaktuar për lobimin 700 mijë dollarësh për fotografimin me Donald Trump. Petrit Vasili shpjegoi përmbi një orë pozicionin e tij në këtë çështje, ndërkohë që mbas tij do të thërriten dy financierët e LSI.
“U thirra në cilësinë e personit që ka dijeni. Pyesni SPAK“- u përgjigj shkurtimit Petrit Vasili.
Për çështjen Meta janë bashkuar tre kallëzime në një të vetme. Meta nuk është thirrur ende por me siguri edhe ai pritet të lihet në vjeshtë për tu pyetur.
Top Channel