Në Nebraska burgoset një adoleshente për shkak të abortit

21/07/2023 20:16

Një adoleshente amerikane është dënuar me 90 ditë burgim, pasi ka marrë pilula për abort për t’i dhënë fund shtatzënisë, dhe më pas e ka asgjësuar fetusin me ndihmën e nënës së saj.

Celeste Burgess, tani 19-vjeçare, është shpallur fajtore për fshehje ilegale të trupit të njeriut, pasi e ka kryer abortin pas javës së 20-të të shtatzënisë, dhe kështu e ka shkelur kufizimin e vendosur nga Nebraska.

Nëna e saj, Jessica Burgess, 42-vjeçare, përballet me pesë vjet burgim që i ka ndihmuar vajzës.

Nebraska tani e ndalon abortin pas javës së 12 të shtatzënisë.

Policia i ka nisur hetimet për nënën dhe vajzën në qershor të vitit 2022, para vendimit të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara, e cila e ka përmbysur të drejtën për abort, dhe ua ka lënë në dorë shteteve që të hartojnë rregullore për këtë procedurë.

Atëbotë, nëna dhe vajza, që atëherë ishte 17-vjeçare, kanë jetuar në Nebraska, ku abortet kanë qenë të ndaluara pas javës së 20-të të shtatzënisë.

Më herët gjatë këtij viti, është ndryshuar ligji për ndalim të abortit pas javës së 12-të.

Abortime të tilla nuk janë të zakonshme në SHBA.

Para përmbysjes së të drejtës për abort, vlerësohet se abortet në SHBA janë kryer para javës së 13-të të shtatzënisë./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA