Një tjetër pushues ka ndërruar jetë ditën e sotme në plazhin e Tales, si pasojë e arrestit kardiak.

52-vjeçari me iniciale B.Xh, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë.

Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndimuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar në Spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Sipas policisë grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.

Një tjetër pushues ndërroi jetë në plazhin e Durrësit. 68 vjeçari, banues në Durrës, dyshohet se humbi jetën nga i njëjti shkak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA