
Ne Fushë Krujë ishte makth i vërtetë lëvizja me automjet për shkak të trafikut si dhe për këmbësorët që iu bllokohej rruga.
Nga ndryshimet e strukturave në komisariatin e Krujës, dhe në sektorin e qarkullimit ka nisur përmirësim i dukshëm. Njësitë e shërbimeve policore patrullojnë në të gjitha segmentet rrugore të qytetit të Fushë Krujës, për drejtimin e trafikut dhe penalizmin e drejtuesve që shkelin rregullat.
Ndër masat e marra janë hapur dhe trotuaret e zëna nga bizneset që tregonin në rrugë, duke i dhënë tjetër pamje një qyteti problematik si Fushë Kruja.
Drejtori i policisë bashkiake Petrit Thana thotë se një bashkëpunim i frytshëm i policisë bashkiake me ato të qarkullimit në ditët e fundit është përmirësuar rrënjësisht trafiku në qytet, njëkohësisht dhe çlirimi i trotuareve të zëna.
Qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve shprehin mirënjohje për punonjësit e policisë, ata të cilët po kryejnë punë efektive, pavarësisht temperaturave përvëluese.
Top Channel