Një 50-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka kryer veprimtari bankare të këmbimit të valutës, pa licencën përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të valutave të ndryshme, që iu gjetën këtij shtetasi, gjatë kontrollit fizik.
Po ashtu një 19-vjeçar nga fshati Bushat, Vau i Dejës është vënë në pranga pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motomjet pa targa dhe pa dokumentacion.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan D. Z., 19 vjeç, banues në fshatin Bushat, Vau i Dejës, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë dhe pa dokumentacion.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel