Ishte shpallur në kërkim për trafikim emigrantësh, vihet në pranga një 22-vjeçar

21/07/2023 10:02

Është arrestuar një 22-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim. pasi tentoi të ndihmonte disa emigrant të vendeve të treta të kapnin kufirin në mënyrë ilegale.

Gjatë operacionit të zhvilluar në muajin qershor të vitit 2022, në aksin rrugor Skërficë-Ura e Kardhiqit, në afërsi të fshatit Çepunë, u zbulua se 22-vjeçari D. N nga Saranda po drejtonte automjetin tip “Benz” po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm. Sapo vuri re se po ndiqej nga policia, i riu ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA