Një shpërthim i pashpjegueshëm ndodhi dje në qendër të Johanesburgut gjatë orës së pikut në një rrugë kryesore duke plagosur 41 persona, thanë zyrtarët e Afrikës së Jugut.
Shërbimet e urgjencës fillimisht fajësuan tubacionet nëntokësore të gazit, por kompania Egoli Gas tha se nuk kishte gjasa që shpërthimi, i cili shkatërroi asfaltin dhe përmbysi automjetet, përfshirë minibusë të parkuar në rrugë, të ishte shkaktuar nga një tubacion gazi ose rrjedhje e mundhsme e gazit
“Është një mrekulli që nuk ka viktima,” tha Panyaza Lesufi, Kryeministri i provincës Gauteng, i cili përfshin Johannesburgn dhe Pretorian.
Sipas Lesufi, 41 persona janë lënduar, prej të cilëve dy në gjendje kritike, nëntë të lënduar janë në gjendje të rëndë dhe 30 të tjerë me lëndime të lehta.
Ai tha se një hetim paraprak i policisë nuk zbuloi shkakun e shpërthimit, por shtoi se “Situata është plotësisht nën kontroll,” tha ai.
Përllogariten të konsiderueshme edhe dëmet materiale.
Top Channel