Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet Polonia ka vendosur të zhvendosë formacionet ushtarake nga perëndimi në lindje të vendit për shkak të kërcënimeve të mundshme që lidhen me praninë e grupit mercenar Wagner në Bjellorusi, ka thënë sekretari i komitetit të sigurisë së vendit, Zbigniew Hoffmann, të premten.
Rritja e vigjilencës së Polonisë vjen pas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes bjelloruse se mercenarët nga Wagner do të ndihmojnë në trajnimin e forcave speciale bjelloruse gjatë stërvitjeve në një poligon ushtarak pranë kufirit me Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.
Polonia thotë se po monitoron situatën në kufirin me Bjellorusinë
Fati i trupave të Wagner-it ka qenë i paqartë që kur Prigozhin udhëhoqi një rebelim jetëshkurtër në 23-24. qershor, që ishte kërcënimi më i madh për qeverisjen 23-vjeçare të presidentit rus Vladimir Putin.
Trupat e Wagner-it luajtën një rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës, duke ndihmuar në kapjen e pjesëve kryesore të qytetit të Bakhmut pas gati dhjetë muaj luftimesh intensive. Por, Prigozhin tha se ai humbi 20 mijë burra gjatë operacionit në Bakhmut.
Top Channel