Balla takim me strukturat e Policisë në Vlorë: Të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese

21/07/2023 13:57

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me strukturat drejtuese të Drejtorisë Vendore të Policisë në Vlorë.

Gjatë takimit ministri Balla theksoi se qytetarët janë partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie.

Qytetarët janë jo vetëm arsyeja pse ekziston Policia e Shtetit, po janë edhe partnerët tanë të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e vendit dhe të çdo individi, nga çdo lloj paligjshmërie, që nga krimi i organizuar, tek krimi ordiner dhe deri tek krimi ndaj pronës publike dhe asaj private. Veshi i shurdhër dhe syri qorr, heshtja bashkëfajtore ndaj të fortëve të lagjes dhe mosreagimi i forcave të rendit ndaj denoncimeve të qytetarëve, jane rreshtim i policisë kundër tyre, kundër shtetit. Ndaj dua nga ju reagim të menjëhershëm”, tha Balla.

Po ashtu ministri Balla kërkoi nga strukturat e Policisë që të garantohet bregdet i sigurtë për pushuesit nga mjetet lundruese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA