Studentët e mjekësisë në protestë/ Paralajmërojnë bojkot të vitit akademik, kërkojnë dorëheqjen e Kushit

20/07/2023 10:03

Ka nisur protesta e studentëve të mjekësisë para Parlamentit të cilët kërkojnë të anulojnë projektligjin për të mbajtur me detyrim për 5 vite studentët e mjekësisë në atdhe pas përfundimit të studimeve.

Gjithashtu ata kërkojnë edhe dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushi e cila në një deklaratë të saj është shprehur se ligji për punën e detyrueshme do të miratohet dhe nuk do pyetet askush për këtë gjë.

Studentët paralajmërojnë gjithashtu bojkot të vitit akademik nëse qeveria nuk pranon të tërhiqet nga ky projektligj.

Qëllimi i tyre është të kundërshtojnë këtë vendim të qeverisë, ku theksojnë se nuk duan të largohen nga Shqipëria dhe e cilësojnë këtë vendim në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut në mbajtjen me detyrim në atdhe.

 

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA