Një nënë britanike po ndërton një shpellë luksi për të banuar në Australi, pasi bleu tokën e shkretëtirës për vetëm 11,000 paundë.
50 vjeçarja Jennifer Ayres, u vendos në Australi 15 vjet me pare dhe tani ka nisur misionin e padëgjuar të ndërtimit të shtëpisë-shpellë.
Nëna e dy fëmijëve ka nisur projektin e saj ambicion vitin që shkoi pasi jetoi për tre muaj në tenda dhe më pas në rulotë, teksa gërmonte për shtëpinë e saj të re me ndihmën e një eksperti vendas të “ndërtimit të shpellave”.
Jennifer thotë se shpreson të shndërrojë shpellën e pluhurosur në një apartament me dy dhoma e një kuzhinë si dhe një studio veçmas që shpreson ta japë me qera.
Ajo thotë se bleu tokën për vetëm 11,000 paundë.
Inxhinierja e sistemeve të ujit nga Darlington, Durham, në veri të Anglisë, thotë se ka mbledhur ndërkohë pajisje të shumta për të mbushur shtëpinë e re kur të ndërtohet, si një vaskë banje prej bakri, dyer tempujsh nga India apo dhe disa shandelier ndriçimi.
“Miqtë e mi qeshin me këtë që po bëj, por kjo do të jetë shpella më luksoze e imagjinueshme pasi do të ketë një sauna dhe një palestër stërvitjeje”.
Dhe në fakt në vend që të shpenzojë para me inxhinierë e arkitektë, nëna britanike po zhvendos vetëm masën e gurit e të pluhurit, për dizajnin e saj të “shpellës së ëndrrave”.
Shtëpia shpellë është ndërtuar në Coober Pedy, në veri të Adelaide, ku temperaturat mund të arrijnë në 50 gradë. Por ndërtimi brenda shpellës bën që temperaturat të mbeten në 22C deri në 24C gradë gjatë gjithë vitit.
50-vjeçarja thotë se kërkon të mbarojë shpimet e gërmimet deri në fund të vitit, për të nisur më pas punën me ambjentet e brendshme.
Jennifer thotë se do të mësojë të shtrojë vetë pllakat dhe instalimin e pajisjeve higjenike apo elektrike.
Entuziastja thotë se ka shpenzuar deri tani 60,000 paundë por shton se gjithçka ia ka vlejtur.
Gjatë vijimit të ndërtimit, ajo ka jetuar pranë kantierit në një rulotë, ndersa bashkëshorti me femijet në shtëpinë e tyre të familjes në Adelaide.
“Nëse dua një shtëpi në shpellë do ta kem, edhe nëse do të më duhet 10 vjet, do ta bëj se më pëlqen”, thotë ajo.
Top Channel