Një ‘monster’ i thellësive të oqeanit me reshta dhëmbësh të mprehtë është zbuluar në brigjet e plazhit nga një famije e shokuar pushuesish, para se një eksperte të shpallte identitetin e vërtetë të krijesës.
Krijesa që nisi të quhej “objekt prej makthi ” u gjet e ngordhur në breg por nuk rezultoi aq e frikshme sa mendohej nga disa.
Terran Walker po vizitonte plazhin Shaw në ishullin kanadez Prince Edward, kur prindërit e saj pikasën krijesën.
26-vjeçarja e habitur bëri disa foto ku shiheshin rreshtat e frikshëm të dhëmbëve teksa trupi i gjatë i zi shtrihej në rërë.
Duke shpërndarë imazhet online, komentuesit shpreheshin të trembur ndërsa të tjerë e merrnin me shaka, duke thënë se “prandaj nuk notojnë në oqean”.
Terran tha: “Isha e shokuar dhe e mahnitur, por dhe e trishtuar kur mendoja sesi ka mbërritur deri këtu dhe për vuajtjen që pësoi”.
“Fillimisht mendova se ishte peshkaqen se kishte dhëmbë shumë të mprehtë. Mishi po i kalbëzohej dhe në disa vende i shihej kafka. Disa njerëz thonin se ishte ton apo salmon i madh, por nuk isha e bindur”.
Por patologia vendase e botës së egër Laura Bourque, zbuloi se krijesa nuk është diçka shumë e frikshme, pasi rezultoi në fakt një delfin.
Ajo shtonte: “Fotoja që ka trembur të gjithë është marrë në fakt nga përpara ku duken vetëm dhëmbët, kjo ndodh shpesh. Specia nuk është shumë e madhe por në këndin e fotos duket se të tmerron”.
Terran tha se u çudit nga identiteti i vërtetë i krijesës: “Nuk e dija që delfinët kishin kaq shumë dhëmbë të mprehtë, veçanërisht me formën e nofullave të tyre”.
Top Channel