Arrestohet drejtuesja e ‘fast-food’ që i shërbente klientëve patate të skuqura nga mbeturinat në SHBA (fotot)

20/07/2023 21:18

Ndihmës-menaxherja e një restoranti ‘fast-food’ Burger King në Karolinën e Jugut është arrestuar nga policia pas raportimit se i shërbente klientëve patate të skuqura që i merrte në koshin e mbeturinave.

Policia tha se 39 vjeçarja Jaime Christine Major, u arrestua për ngacmim, ndotje të ushqimit, pasi merrte patatet e skuqura nga mbeturinat dhe i shtonte në mbajtësen ku vendosen patatet e freskëta, për t’ua shpërndarë klientëve.

Kur policia u paraqit në vendngjarje më 9 korrik gjeti dy gra që ulërinin ndaj stafit të restorantit për skenat që kishin dëshmuar me ushqimin, raportonte rrjeti vendas Fox Carolina.

Dy klientet refuzonin të qetësoheshin dhe pas kërkesës së oficerëve, që u detyruan t’i arrestonin për prishje të qetësisë publike, raportonte rrjeti.

Më vonë Burger King raportoi se Major u kishte shërbyer klientëve patate të skuqura nga koshi i mbeturinave, dhe pas hetimit ajo u arrestua.

Nëse shpallet fajtore për ndotje të ushqimit gruaja përballet me deri në 20 vjet burg, sipas ligjit të këtij shteti.

FOTO GALERI
1/3
Christine Major i shërbente klientëve patate të skuqura që i merrte në koshin e mbeturinave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA