Nisur nga denoncimet, trendi i vjedhjeve të makinave në vendin tonë vijon në të njëjtat shifra.

Deri në qershor janë denoncuar 31 mjete të vjedhura nga të cilat vetëm në 16 raste policia ka mundur të identifikojë autorët.

Zonat më të preferuara ku vidhen automjete janë ato ku ka mungesë të ndriçimit dhe të kamerave të sigurisë. Por mjaft raste ka pasur edhe në zonat ku qytetarët shkojnë me pushime apo në parkingje.  Në target të grabitësve janë makinat luksoze për vjedhjen e të cilave është investuar edhe në blerje të pajsjeve që bllokojnë valët në momentet kur pronarët tentojnë ti mbyllin me pult.

Më pas këto makina çmontohen për t’u shitur për pjese këmbimi, ose u dublikohen të dhënat duke u shitur në treg si mjete të rregullt. Ndërsa një pjesë tjetër e këtyre mjeteve përdoret nga grupet kriminale për kryerjen e veprave të rënda penale.

Pothuajse pas çdo atentati mafioz ekzekutorët kanë lënë pas makina të djegura që kanë rezultuar të vjedhura.

Një fenomen në rritje nga viti në vit është dhe fenomeni i vjedhjes së targave. Deri në qershor ka pasur rreth 40 denoncime dhe zbulueshmëria nga ana e policisë është më e ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA