“Një figurë balancuese”/ Dan Caine, zyrtari i lartë i ushtrisë amerikane që shmang përplasjet publike me Trump dhe planifikon me kujdes veprimet ndaj Iranit
Rusia po planifikon një sulm masiv në rajonin verilindor të Kharkiv, në një përpjekje për të larguar përpjekjet e Ukrainës nga kundërofensiva e saj, besojnë zyrtarë të lartë ushtarakë ukrainas.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, kolonel Serhi Cherevati, tha se Rusia ka përgatitur “një grup shumë të fuqishëm” për të sulmuar qytetin e Kupyansk, rreth 60 milje nga Kharkiv.
Kolonel Cherevati tha se më shumë se 100,000 trupa, 900 tanke dhe 550 sisteme artilerie ishin duke u grumbulluar.
Ai gjithashtu pretendoi se Rusia ka urdhëruar batalionet e ish-të dënuarve të përgatiten për betejë.
Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Mylvar tha se çdo sulm në Kupyansk mund të jetë një taktikë diversioni për të lehtësuar presionet në fushën e betejës në zonat ku Ukraina ka krijuar terren.
Rusia mori Kupyansk brenda disa ditësh pas pushtimit të saj, por Ukraina e rimarrë atë shtatorin e kaluar.
Top Channel