Policia ka shpëtuar një turiste gjermane e cila duke eksporuar natyrën në kanionet e lumit Erzen është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në një zonë me terren shumë të vështirë, ku 39-vjeçarja me iniciale K. B., shoqërohej nga dy fëmijët e saj 13 dhe 15 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, policia i ka ardhur në ndihmë me helikopter Cougar 39-vjeçares dhe dy fëmijëve të cilët kishin rrëshkitur dhe kishin rënë në humnerë, teksa po vizitonin si pjesë e një guide turistike shpellën e Pëllumbasit.

Ndërhyrja e helikopterit ishte e nevojshme për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete.

Pas dhënies së ndihmës së parë, 39-vjeçarja është transportuar me helikopter, drejt Spitalit të Traumës.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA