Ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar se janë shpëtuar 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni nga një gomone në rrezik në brigjet turke.
Kjo ka ndodhur falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke. Ai shprehet krenar për efektivët shqiptarë që kontribojnë në shpëtimin e jetëve të njerëzve dhe janë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës.
“Një tjetër histori suksesi nga efektivët tanë të anijes “Butrinti”!
52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni u shpëtuan nga një gomone në rrezik në brigjet turke, falë bashkëpunimit mes Rojës Bregdetare greke dhe asaj turke.
Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve.
Krenarë që efektivët tanë, pjesë e misionit SNMG2 TU 01, vazhdojnë të bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe të jenë shembulli më i mirë i përkushtimit dhe sakrificës”, shkruan Niko Peleshi.
Top Channel