Një 21-vjeçar i shpallur në kërkim është ndaluar nga blutë e Devollit, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Korçës me një vit burg për vjedhje. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se i riu është një shtetas me inicialet F. K., banues në fshatin Bitinckë.
Po ashtu, në fshatin Buçimas të Pogradecit është arrestuar një 50-vjeçar me inicialet S.H., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me një send të mprehtë, vajzën e tij 17-vjeçare.
Sakaq, ka filluar procedimi penal për shtetasit F. G., 62 vjeç dhe R. G., 33 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se para 2 vitesh i kanë marrë një shumë lekësh, një shtetasi tjetër, duke e mashtruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel