Një çift këtu në Tiranë qëndruan të martuar vetëm një muaj. Të dytin bashkëshorti përfundoi në burg, mbas denoncimit të gruas e cila e kallëzoi për dhunë, pasi sipas saj në martesë ai nisi ta ofendojë dhe së dyti nuk i jepte më dhurata.
Çifti u njoh në një lokal ku e reja punonte si kameriere që u prezantua si një studente e mjekësisë që braktisi shkollën për arsye ekonomike. Shumë shpejt ata vendosën të lidhen dhe të martohen. Por sipas dy vendimeve të gjykatës njëra nga gjyqtari Sokol Pasho dhe tjetra nga Valbon Çekrezi, në muajin maj, e reja telefonoi policinë e Kamzës duke pretenduar dhunë.
U celebruam tregon e reja dhe ai më ofendon duke më thënë injorante. Kërkoj urdhër mbrojtjeje prej tij por jo ndjekje penale thuhet më tej. Në pritje të ekspertizave gjykata e Tiranës e la bashkëshortin e ri në arrest me burg me afat deri në 28 qershor.
Kur dhëndëri e apeloi çështjen ai mori lirinë e menjëhershme, mbasi ai tregoi se në një rast kur nuk i kishte plotësuar kërkesat, ajo e kishte sulmuar e nervozuar duke i shkatërruar automjetin.
Me provat në tavolinë gjykata përmend rrëfimet e të dyve, nga njëra anë nusen e penduar dhe nga ana tjetër 35-vjeçarin që thotë se e ka falur por nuk do të kthehet në bashkëjetesë
Në fashikullin që disponon Top Channel, përballë gruas që tregon se u celebruan dhe se ajo mori mbiemrin e tij, i dyshuari për dhunë e mohon martesën me frazën.
“Më erdhi keq për të se e pashë në vështirësi ekonomike. E mora në shtëpi dhe aty e njoha, sepse sa herë nuk I plotësoja kërkesat ajo nervozohej dhe ndërmerrte veprime të panevojshme”, tha i dyshuari.
Top Channel