I gjithë shalqiri është shitur/ Lushnjë, çmimi i shitjes nuk ka rënë nën 38 lekë. Po ikën për eksport

19/07/2023 19:47

Pas Divjakës, Imshta e Lushnjës është një nga zonat më të njohura për kultivimin e shalqirit.

Ndryshe nga viti i kaluar ku fermerët u përballën me mungesën e tregut dhe bllokimin e shitjes në pikat e grumbullimit, këtë vit edhe pse jemi në mes të sezonit në tokat e Imshtës nuk gjen me shalqi pa shitur.

Artur Beqiri kultivon shalqi prej 30 vjetësh dhe për të ky vit është i kënaqshëm pasi që nga fillimi i pjekjes shitja e shalqirit nuk u ndal në asgjë moment. Çdo ditë nga Imshta ngarkohen rreth 20 kamionë.

“I kënaq më shumë është çmimi i cili është shitur dhe po shitet. Nëse vitin e kaluar një kg shitej me 5-10 lek këtë vite çmimi nuk ka rënë poshtë 38 lek te reja”, tha ai.

Duke parë që kërkesa ka ende, fermerët po vazhdojnë te zgjerojnë sipërfaqen me shalqirin e vonët i cili del në treg në muajin shtator dhe për të cilin presin një çmim më të lartë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA