Emisioni Fiks Fare solli rastin e një pallati në qytetin e Durrësit, në lagjen nr 12 përkatësisht në Rrugën “Abaz Çelkupa”, i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe i mbetur ashtu deri në ditët e sotme.

Banorët e këtij pallati tregojnë se pallati i tyre ka nevojë për rikonstruksion, por që nuk po bëhet edhe pse kanë kaluar 4 vjet.

Një prej banorëve tregon se kanë marrë nga 500 mijë lekë për rikonstruksionin e hyrjeve brenda, ndërkohë për ndërhyrjen në strukturë duhet të ndërhyjë bashkia gjë të cilën nuk e ka bërë. “Ne jetojmë me qira , bashkia nuk na jep asnjë afat se kur do e bëjë rikonstruksionin” thotë një banor.

Një tjetër banor tregon se kanë vajtur disa herë në bashki, por askush nuk merret me hallin e tyre ndaj kërkojnë ndihmën e Fiksit.

Emisioni investigativ kërkoi një përgjigje në Bashkinë Durrës, kjo e fundit në përgjigjen zyrtare sqaron se kërkesën për miratimin e fondit prej 43 milionë lekësh ja ka çuar ministrisë në janar të vitit 2023, edhe pse në të gjitha preventivët dhe projektet ishte vendosur shuma dhe urgjenca e ndërhyrjes.

Por ende sot këta banorë enden rrugëve me qira pa patur një përgjigje se kur mund të hyjnë sërish në shtëpitë e tyre.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA