Diaspora shqiptare në Zvicër dhe vende të tjera të Evropës Perëndimore dhe Qëndrore po dhe shtetas të huaj po zgjedhin transportin detar për të mbërritur në vendin tonë dhe shijuar verën e nxehtë buzë Adriatikut dhe Jonit.
Kapiteni i portit detar të Durrësit Tauland Allkja thotë se që nga 20 korriku tragetet do të shtojnë udhëtimet ditore mes brigjeve të Adriatikut për të përballuar kërkesat e shumta.
Do të funksionojnë 32 sportele për të siguruar një përpunim të shpejtë të udhëtarëve.
“Në muajin korrik pritet një fluks ardhjesh nga Zvicra, që tradicionalisht i kalojnë pushimet këtu në muajin korrik pastaj për të vazhduar me gushtin ku vijnë bashkëatdhetarë nga vendet e BE-së, por edhe të huaj që zgjedhin të kalojnë pushimet ën vendin tonë. Nga dita e nesërme do të operojmë me dopio forcë , pra, e pesë tragete në ditë duke e çuar numrin mesatarisht në rreth 7 mijë pasagjerë në ditë. Sot që flasim jemi në kushtet e 4-5 mijë pasagjerëve në ditë. Nga informacionet që kemi marrë, udhëtimet janë komplet të prenotuara për korrikun dhe gushtin.”– tha kapiteni i Portit të Durrësit.
Top Channel